Calendar Date

Jan
07
2009
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Njė mbrėmje me tė pastrehėt e Milanos PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Sunday, 23 September 2007
Natėn, nė tė gjitha qytetet e mėdha - ēuditėrisht nė qytetet e vogla ėshtė thuajse e pamundur t’i gjesh - do tė hasesh nė njė realitet ndryshe, realitetin e atyre qė nuk kanė njė shtėpi; do tė vėsh re, sidomos nė strehėt e teatrove tė mbyllura apo tė galerive tė papuna njerėz qė flenė tė qetė e tė mbledhur nė rreckat e tyre. Tė gjendur padiskutim nė tė gjitha metropolet, kėta janė ata njerėzit qė i kanė shkrehur shpresat e tyre, qė i kanė lėnė mėnjanė dėshirat dhe ėndrrat qė kanė njerėzit “normalė” dhe janė pėrfshirė nė jetėn e tyre tė pėrbėrė nga varfėri ekstreme dhe dhimbje tė pafund. Janė kėta tė pastrehėt, ata qė i quajmė vagabondė, endacakė, barbonė, apo kushedi nė sa e sa mėnyra tė ndryshme. Nė Itali janė shumė. Sipas vlerėsimeve mė tė besueshme, duke llogaritur edhe nomadėt, ata qė kanė njė banesė tė papėrshtashme pėr jetesė apo emigrantėt qė flenė ku tė gjejnė bėhen rreth gjysmė milioni persona qė mund tė quhen tė pastrehė. Ata qė nuk kanė asnjė lloj strehe janė rreth 60-70 mijė, kurse rreth 50 mijė tė tjerė janė tė strehuar pėrkohėsisht nė ambientet e ofruara nga shėrbimet e ndryshme publike ose vullnetare. E keqja mė e madhe e kėtyre njerėzve ėshtė se shumė prej tyre e kanė humbur kuptimin e jetės, ashtu si e kuptojnė shumica e njerėzve. Shumė prej tyre kanė vendosur tė bėhen kloshardė pėr zgjedhje tė lirė, tė tėrhequr nga magjia e lirisė dhe kanė mbetur nė mes tė katėr rrugėve. Njė pjesė janė tė varurit nga droga, tė mbetur pa ndihmė e pa tė afėrm; ka emigrantė tė parregullt, tė cilėt nuk gjejnė dot njė ganxhe pėr t’u kapur; tė ēmendur tė lėshuar nga spitali; ish-tė burgosur; njerėz qė nė njėfarė mėnyrė ose i kanė humbur, ose duan me ēdo kusht t’i humbin lidhjet me jetėn e tyre tė shkuar. Janė njerėz qė nuk kanė as shtėpi e asnjė synim nė jetė, njerėz thuajse tė dorėzuar, tė cilėt jetojnė nė cilindo qosh tė mbrojtur pak a shumė nga era, apo afėr cilitdo institucioni qė merr pėrsipėr t’iu ofrojė njė pjatė supė e njė copė bukė. “Por, era ėshtė edhe ajo e pastrehė dhe i kėrkon qoshet”, - thotė e trishtuar Manuela, vullnetare nė ndihmė tė tė pastrehėve. “Vėllezėrit e Shėn Franēeskut tė Asisit” Nė shoqėrinė e Arbanit, vullnetarit shiptar, u nisėm nė kėrkim tė kėsaj pėrvoje qė thuajse mungon nė Shqipėri dhe vendosėm qė pėr disa net tė shoqėrojmė vullnetarėt e fondacionit “Vėllezėrit e Shėn Franēeskut tė Asisit”. Natė pėr natė, nė orėn 21.00, nga depozita e autobusėve tė ATM, shoqatės sė transportit urban tė Milanos, nė “Via Sacra”, niset njė autobus, i cili iu ėshtė ofruar nga kjo shoqėri vullnetarėve tė franēeskanėve milanezė qė ndihmojnė tė pastrehėt. Autobusi ėshtė i pajisur mė infermieri, krevate, me rafte tė mbushura plot me rroba, si dhe me hapėsirat pėr vullnetarėt dhe tė pastrehėt qė ndalojnė disa minuta tė bisedojnė ose qė pranojnė tė shoqėrohen nė fjetoret e ndryshme. Shumica kanė frikė dhe marrin vetėm paninen, ndonjė palė ēorape, rroba tė ndryshme, preferohen kėpucėt gjithnjė dhe pastaj largohen, duke kaluar fjalėn te shokėt e tyre, tė cilėt vijnė pas tyre. Por, shumica e vullnetarėve nisen me koshat e bukės nė krah nė kėrkim tė barbonėve, tė ashtuquajturit nė mėnyrė mė tė rafinuar kloshardė, atyre qė nuk vijnė dhe i kėrkojnė nė tė gjitha skutat e tyre, shpesh edhe tė rrezikshme. Dhe tashmė i njohin ato. Ēdo natė njė lagje tjetėr, ēdo javė rikthim nga e para. Tashmė janė caktuar pikat e takimit, tė shtunėn nė qendėr, tė mėrkurėn nė Garibaldi. E kėshtu me radhė, tė koordinuar edhe me shoqatat e shumta qė kryejnė tė njėjtėn punė nė rrugėt e Milanos. Asnjėherė nuk pėrplasen. Titus, vullnetari Rumun i FVSHF, pasi numėron paninet - ēdo natė nga 100 - pėrpiqet tė bindė vullnetarėt qė tė ndjekin njė itinerar tė pėrshkuar kushedi sa net gjatė viteve tė fundit, nė ndihmė tė tė pastrehėve. Ėshtė i merakosur se mos dikush nga “tė pastrehėt e tij” qė i ndihmon ēdo natė mbetet pa bukė. Prandaj kėrkon qė tė mos iu japin panine edhe shitėsave ambulantė tė paautorizuar, tė cilėt mbushin sheshet dhe rrugėt e Milanos; shitėsat bengalezė tė trėndafilave, kinezėt e lodrave tė vogla, por edhe njė kategori mė ndryshe, siē janė piktorėt e rrugės. Domeniko, pėrgjegjėsi i grupit tė vullnetarėve, thotė se, “kur dikush tė drejtohet pėr tė marrė njė panine ėshtė e pamundur tė mos ia japėsh. Nuk ka rėndėsi nėse ai ėshtė i pastrehė apo jo, nuk duam t’ia dimė se nga vjen apo ēfarė bėn, i japim paninen dhe vazhdojmė punėn tonė. Nganjėherė ndodh qė edhe njerėz tė veshur mirė, tė cilėt pėr njė arsye apo tjetėr ndodhen nė vėshtirėsi tė kėrkojnė njė panine dhe atėherė e kupton sesa e lehtė ėshtė qė jeta e dikujt tė bėhet e vėshtirė nė njė moment.” Njė piktor ambulant, i rėnė nė kthetrat e nevojės, kėrkon qė t’iu japė vullnetarėve njė pikturė tė tijėn nė shkėmbim tė ushqimit. Nė ato momente as qė bėhet fjalė. I japin adresėn e fondacionit ku mund tė drejtohet nė ēdo rast, pėr ēdo nevojė. Grupi i vullnetarėve duket mjaft kompakt. Ditėn punojnė diku pėr llogari tė tyre dhe nė darkė njė ose dy net nė nė javė vendosin t’i kalojnė disa orė duke ndihmuar ata qė i konsiderojnė mė tepėr nė nevojė. Ata janė Emanuela dhe Nela tjetėr, Livio dhe Antonio, Franko shoferi, zonja Mariza, Rino, Fabrizio, shiptari Arban dhe rumuni Titus, tė gjithė njerėz tė thjeshtė, tė gjithė me njė dėshirė tė madhe pėr tė ndihmuar, tė gjithė qė bėjnė shaka me pasaktėsitė e gazetave mbi punėn e tyre. Po ē’rėndėsi ka, e rėndėsishme ėshtė qė tė pastrehėt e kanė paninen e tyre edhe pėr njė natė mė shumė, edhe pėr njė natė mė shumė e kanė njė gotė tė nxehtė ēaji. Nesėr ėshtė njė ditė e re. Me tė pastrehėt ėshtė e vėshtirė tė flasėsh. Dikush as nuk tė pėrshėndet kur i shkon pranė dhe rrezikon tė dalėsh edhe i ofenduar, pale mė ta pyesėsh nėse mund tė tė japė informacion pėr gazetėn. Njė djalė diku nė galeritė e Corso Matteoti tė thotė se nuk ėshtė mirė tė flasė, sepse nuk ka ēfarė tė flasė, se nėse dikush do t’ia kishte dhėnė njė dorė, ai nuk do tė ishte i detyruar tė bėnte atė jetė dhe se tė gjithė e dinė hallin e tyre, por asnjė s’i ndihmon. Nė galerinė “Vittorio Emanuele”, njė burrė i drejtohet grupit dhe i akuzon se nė kėtė mėnyrė po mbajnė nė varfėri kėta tė mjerė, se duke i ndihmuar iu bėjnė mė shumė keq sesa mirė dhe vullnetarėt preken. Ai i akuzon se po marrin para mė kot dhe kėta qeshin, sepse nuk marrin para, por nė vend qė tė jenė nė atė orė nė xhiro me shoqėrinė, kanė vendosur tė jenė nė xhiro pėr tė ndihmuar. Nėse nė mesnatė, kur i kanė mbaruar paninet dhe kthehen te autobusi, ka tepruar pak ēaj nga termusi pijnė tė gjithė nga njė gotė; njė dolli e ēuditshme, njė gotė e pirė me zemėr tė pastėr nė tė njėjtin bidon me tė pastrehėt e Milanos. At Clemente Moriggi, zėvendėspresident i fondacionit “Fratelli di San Francesco D'Assisi” tregon se vullnetarėt e fondacionit tė tyre kanė kryer mbi 15 000 ndėrhyrje nė vit nėpėr rrugėt e Milanos, duke shpėrndarė ushqim, pije tė ngrohta dhe mbulesa e rroba pėr tė pastrehėt. Por, ky numėr nuk pėrputhet me numrin e tė pastrehėve, pasi takojnė disa herė tė njėjtin person dhe shpesh hasin persona qė janė pėrkohėsisht tė pastrehė, apo nė njė gjendje pezull. Pėr sa u pėrket ndikimeve qė kėto ndėrhyrje kanė, At Moriggi shprehet: “Vlera kryesore mbetet tė shpėtosh jetė njerėzish dhe ne bėjmė kėtė gjė, ndihmojmė kėta tė pastrehė tė mbijetojnė. Ne nuk pėrzihemi me ide politike, nuk kemi tė bėjmė me asnjė organizim qė ka qėllim tjetėr pėrveē se tė ndihmojė.” Shqiptarėt U nisėm me mendimin se do tė gjenim shumė shqiptarė endacakė, sipas tregimeve tė mediave italiane, por tė gjithė shqiptarėt qė hasėm kanė njė punė dhe njė banesė dhe nuk njohin shqiptarė qė tė kenė tė tilla probleme. Janė tė paktė shqiptarėt endacakė nė Milano, ndoshta njė grup prej 5-6 vetash nė stacionin e metrosė “Lampugnano”, apo disa lypėsa nė stacionin e Cadornės, si dhe minorenėt qė janė tė strehuar nėpėr fjetore, tė cilėt largohen me dėshirė, thuajse gjithnjė para se tė mbushin moshėn, pasi gjejnė punė dhe banesė. Ajo ēka tė habit ėshtė fakti qė nė Milano ka disa shqiptarė qė pas pune apo shkolle janė ofruar si vullnetarė pėr tė ndihmuar ata qė kanė mė tepėr nevojė, tė pastrehėt e Milanos. Arban Visha, vullnetar i fondacionit “Vėllezėrit e Shėn Frnaēeskut nė Njėsinė Lėvizėse” prej pesė vitesh, tregon krenar: “Fondacioni ynė ka disa fjetore, ndėr tė cilat fjetoret pėr tė pastrehėt nė “Via Barzaghi”, “Via Izzonzo”, nė “Via Saponnaro”, ku ėshtė edhe mensa e fondacionit qė ofron rreth 300 vakte nė drekė dhe 340 nė darkė, pėr ēdo ditė. Nė “Piazza Lodi” ėshtė fjetorja pėr tė moshuarit, por kemi edhe njė fjetore pėr gratė nė vėshtirėsi nė “Via Izzonzo”. Nė “Via Moscova”, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit dhe e arritshme nga tė gjithė, gjendet njė komunitet pėr tė rinjtė e pastrehė, i cili frekuentohet kryesisht nga djem qė nuk kanė lejė qėndrimi. Nė “Via Moscova” gjendet edhe ambulatorja e fondacionit nė shėrbim tė tė gjithėve. Ndėrsa, dormitorja qė kishim nė “Via Calvino” po rindėrtohet, pėr t’i lėshuar vendin njė strehe tė shumėfishtė qė do t’i strehojė tė gjithė, nga tė pastrehėt kronikė deri te studentėt nė vėshtirėsi.” Tė bėn pėrshtypje krenaria me tė cilėn flet, dėshira e tij e madhe pėr tė ndihmuar. Edhe pse vihet re se ėshtė i lodhur, “po punoj nga dhjetė orė nė ditė, pasi kemi marrė njė punė qė duhet ta dorėzojmė nė afat dhe jemi pas me kohėn, por nuk mundem tė mungoj as kėtu. Tashmė e kemi krijuar skuadrėn dhe nuk mund tė mos vij tė bėj xhiron e pėrnatshme, pasi mė rri mendja aty, sepse tashmė kam nisur t’i njoh kėta tė pastrehė. Pastaj ėshtė mirė tė ndihmosh, nuk i dihet kurrė jetės, sot kam njė punė e jetoj, nesėr nuk i dihet ku jemi. Nėse ndihmojmė, dikush do tė na ndihmojė edhe ne”, - thotė ai dhe ikėn pėr tė lėnė paninen e pėrnatshme, poshtė disa kartonave tė vendosur pėrballė me multisallėn e kinemasė nė “Corso Vittorio Emanuele”. Bledian Beshiraj ėshtė edukator i njė komuniteti pėr minorenė qė pėrbėhet nga dymbėdhjetė minorenė tė kombėsive tė ndryshme, midis tyre shqiptarė nga Shqipėria dhe Kosova. Ai ėshtė vullnetar i fondacionit “Vėllezėrit e Shėn Franēeskut” qė nga viti 2002, kur ka ardhur nė Milano si student i Shkencave Politike. Ai tregon: “Me anėn e njė shoku, atėherė tė strehuar nė fjetore, njoha kėtė fondacion. Qė atėherė mendova qė kohėn time tė lirė ta kaloja duke ndihmuar kėta njerėz qė ndėrmerrnin iniciativa tė tilla nė ndihmė tė tė pastrehėve. Qė atėherė kam kryer shumė nga shėrbimet qė ofron fondacioni qė nga mensa, fjetoret, njėsitė lėvizėse etj. Tani po ndihmoj njė grup tė rinjsh qė ta kenė mė tė lehtė pėrballjen me realitetin kur tė lėnė fjetoret. Fondacioni ynė ofron pėr tė pastrehėt dhe nė veēanti pėr emigrantėt qė nga ambulatori, guarderoba, dushet, asistentėt socialė, njė qendėr pune, njė zyrė avokatie. Tė gjitha kėto shėrbime ofrohen nga ky fondacion dhe janė tė gjitha falas.” At Moriggi thotė se me shqiptarėt ka pasur gjithnjė njė bashkėpunim shumė miqėsor, duke filluar qė me djemtė qė i ka marrė nga rruga ose qė i janė dorėzuar nga forcat e rendit dhe tė cilėt i ka ndihmuar me dokumentet apo me punė, e deri te ata shqiptarė qė janė ofruar si vullnetarė pėr tė ndihmuar fondacionin e tij, pasi kanė njė pėrkushtim shumė tė veēantė nė gjithēka bėjnė. Shifrat Pėr vitin 2007, vullnetarėt e Njėsisė Lėvizėse tė FVSHF kanė takuar rreth 3 800 persona, midis tyre 63 shqiptarė. Nė fjetoret e fondacionit kanė kaluar 1 245 persona, nga tė cilėt 43 shqiptarė. Aktualisht, numri i shqiptarėve nė fjetore ėshtė 18 persona. Njė nga format mė tė ashpra tė manifestimit tė varfėrisė nė shoqėrinė e industrializuar ėshtė ajo kategori e popullsisė e klasifikuar si e pastrehė ose mė saktė, ata persona qė duke pasur tė pamundur posedimin e njė banese fikse dhe tė pėrshtatshme jetojnė nė rrugė, nė ndėrtesa tė braktisura apo kudo tjetėr ku quhet vend i papėrshtashėm pėr jetesė. Por, kėtyre tė pastrehėve nuk iu mungon vetėm njė strehė pėr tė mbuluar kokėn. Nė raste ekstreme ata janė tė shpėrfillur totalisht nga shoqėria, nuk kanė tė afėrm, tė cilėt edhe kur ekzistojnė lejojnė qė lidhjet e tyre tė humbasin. Tė pastrehėt janė kryesisht njerėz tė cilėt nuk kanė nevojė pėr njė identitet, nuk ju nevojitet njė emėr e mbiemėr apo kod fiskal dhe pėrgjithėsisht janė tė prirur pėr tė mos lejuar askėnd tė prishė privatėsinė e tyre. Prandaj ėshtė e vėshtirė tė thuash se shifrat qė ekzistojnė mbi barbonėt nė cilindo qytet tė botės janė tė vėrteta, pasi ėshtė i vėshtirė pėrcaktimi i njė kufiri pėr tė marrė statusin e tė pastrehit, pasi ky status bazohet nė fjalėn e njė njeriu, qė nė shumicėn e rasteve ėshtė i prirur pėr t’u fshehur. Pastaj shumė tė tjerė, duke patur parasysh se regjistrimi nė njė listė tė tillė sjell pėrfitime personale, janė tė prirur qė tė regjistrohen si tė pastrehė, tė marrin njė kartė identifikimi, paninen e pėrnatshme, si dhe batanijet dhe thasėt e fjetjes. Ky ėshtė rasti i shqiptarėve tė stacionit “Cadorna”, tė cilėt janė tė regjistruar si tė pastrehė. Njė problem tjetėr i madh ėshtė besimi qė duhet tė krijojnė tė pastrehėt tek intervistuesit, qė ėshtė thuajse i pamundur. Marko, njė nga vullnetarėt e KKI, shprehet se, “ndjeva pėshtirė, sidomos kur isha nė konviktin e tė pastrehėve ekstrakomunitarė dhe ishte jashtėzakonisht e vėshtirė tė komunikoje me ta. Duhej tė komunikoja frengjisht me njė magrebin qė i pėrkthente nė arabisht njė tjetri dhe kėshtu me radhė, por nė fund ėshtė njė eksperiencė e bukur.”
Komentet (0)Add Comment

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Sunday, 10 February 2008 )
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...