Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Kryeministri vlerėson qėndrimin shqiptar pėr tė shpėtuar hebrejtė nga vrasjet masive PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Wednesday, 21 May 2008
Shqiptarėt i trajtuan dhe i mbrojtėn anėtarėt e komunitetit hebre nė Shqipėri apo qė erdhėn nga vende tė tjera, njėsoj sikundėr t'i kishin anėtarė tė familjeve tė tyre, duke vėnė para ēdo gjėje tjetėr virtytin e tyre, ndoshta mė tė arrirė shpirtėror, besėn, por edhe tolerancėn fetare dhe atė ndėretnike qė karakterizon kombin tonė". Kryeministri Berisha tha gjatė konferencės "Shqipėria, shqiptarėt dhe Holokausti: njė ēėshtje e jashtėzakonshme nė kontekst", tė organizuar nėn kujdesin e vetė kryeministrit dhe Institutit Ndėrkombėtar i Studimeve mbi Holokaustin, se kjo konferencė nderon njė nga zhvillimet mė tragjike nė historinė e njerėzimit, Holokaustin, proces nga i cili shqiptarėt, pėr traditėn dhe virtytin e tyre, dolėn krenarė, pasi nuk morėn pjesė nė kėtė proces barbar. "Dėshiroj t'ju pėrgėzoj shumė pėrzemėrsisht pėr organizimin e kėsaj konference, nė tė cilėn ju trajtoni ndoshta momentin mė tragjik tė historisė sė njerėzimit, Holokaustin, barbarinė pėr tė zhdukur njė komb, vetėm e vetėm nga pozicione raciste, pavarėsisht nga kontributet e tij thelbėsore nė tėrė historinė e njerėzimit", tha kreu i qeverisė nė fjalėn e tij. Ai vuri nė dukje se qėndrimi nė mbrojtje tė hebrejve nuk ishte vetėm qėndrim i qytetarėve, por ishte i tė gjithė faktorėve shqiptarė qė, nė pėrmbajtje tė kėtij virtyti tė lartė shpirtėror tė tyre, i strehuan dhe nuk lejuan pėrndjekjen e tyre. Gjithashtu, kreu i qeverisė vlerėsoi se kjo konferencė ka si qėllim tė theksojė e tė nxjerrė nė pah qėndrimin e Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve, tė cilėt, nė kėtė periudhė, absolutisht ndėr mė tė zezat nė ndėrgjegjen e qytetėrimit dhe tė njerėzimit, ndonėse ishin njė vend i pushtuar, nuk morėn pjesė nė kėtė proces. Nė vijim, ai nėnvizoi se pėrpjekjet dhe qėndrimi shqiptar pėr tė shpėtuar qytetarėt hebrej nga ai gjah i pashembullt, nė tė cilėn humbėn jetėn mbi 6 milion fėmijė, tė rinj e tė reja, tė moshuar, burra e gra, qytetarė evropianė, vetėm e vetėm pėr pėrkatėsinė e tyre hebreje, nuk ishte vetėm qėndrim i qytetarėve. "Ndaj shpresoj qė historia tė ndriēojė tė gjitha aspektet e kėtij qėndrimi. E vėrteta ėshtė se ky ishte qėndrim i tė gjithė faktorėve shqiptarė qė, nė mėnyra tė ndryshme, nuk lejuan gjahun ndaj hebrejve, por iu pėrmbajtėn parimit, sipas tė cilit, pėr shqiptarėt, pas Zotit, miku ėshtė institucioni kryesor i tij dhe i tyre. Historia e marrėdhėnieve midis dy kombeve tona ėshtė njė histori pėr t'u ndriēuar", vlerėsoi kryeministri Berisha nė fjalėn e tij. Ngulimet hebreje nė Shqipėri, njė realitet i hershėm Studimet arkeologjike faktojnė se ngulimet hebreje nė Shqipėri kanė qenė njė realitet i hershėm. Burime tė ndryshme pohojnė se pas spastrimit tė tyre nga gadishulli Iberik, mijėra e mijėra hebrej ndėr trevat e Perandorisė Otomane erdhėn edhe nė trevat e Shqipėrisė. Kryeministri Berisha tha se pavarėsisht se fisnikėt shqiptarė shndrisnin nė kurorėn e marrėdhėnieve midis dy kombeve e vendeve, pėr shumė vite e dekada ata mbetėn tėrėsisht nė harresė. "Pas ēlirimit tė Aushvicit, shumė nga kombet qė kontribuan nė fitoren mbi nazizmin, mė vonė pėrjetuan regjimet mė tė egra nė tėrė historinė e tyre tė brendshme, luftėn e egėr klasore. Shqipėria, por edhe vende tė tjera, u mbushėn me gulagė e kampe pėrqėndrimi, u vendosėn nė njė hiperkolektivizėm qė kishte rezultante masive mjerimin ekstrem, vdekjen nga uria dhe pasoja tė tjera tė tmerrshme", tha kryeministri nė fjalėn e tij. Mė tej, ai theksoi se pėrkujtimi i Holokaustit ėshtė njė moment tejet i rėndėsishėm kujtimi dhe reflektimi pėr mbarė njerėzimin, pėr paqen dhe dinjitetin njerėzor. Kreu i qeverisė vlerėsoi se Holokausti ėshtė njė moment i thellė reflektimi, i domosdoshėm dhe jetik, pėr tė patur njė tė ardhme nė paqe, dinjitet dhe liri. "Pėr tė mos patur shkarje drejt asaj psikologjie dhe atyre instrumenteve komplekse, pjesėmarrjes tė padenjė dhe jo tė kufizuar nė kėtė proces, ėshtė e domosdoshme tė rikujtojmė pėr tė nderuar viktimat, por edhe t'i rikujtojmė pėr tė patur njė tė ardhme tė sigurt", tha Berisha, duke nėnvizuar se kjo sakrificė e pashembullt nė histori ėshtė njė apel i madh kundėr tė gjitha formave tė racizmit, ksenofobisė, urrejtjes, intolerancės, qė vijnė si njė ofendim dhe lėndim i rėndė i ndėrgjegjes sė njerėzimit. "Klithmat e njė kryetari shteti, i cili e deklaron Holokaustin njė falsitet dhe ky ėshtė Presidenti i Iranit, zėra tė tillė janė sirena qė meritojnė ndėshkim tė vėrtetė, meritojnė ndėshkim, sepse shtimi i tyre mund tė bėhet ndėshkues pėr tė tjerėt", tha mė tej kreu i ekzekutivit. Holokausti, njė moment reflektimi Kryeministri Berisha vlerėsoi dje nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve politike midis Shqipėrisė dhe Izraelit. "Nė kėto 17 vjet, Shqipėria ka zhvilluar marrėdhėnie tė gjithanshme me vendin dhe kombin mik. Vizita politike tė nivelit mė tė lartė dhe shkėmbimet nė tė gjitha fushat janė dėshmi e kėtyre marrėdhėnieve", ka bėrė tė ditur kryeministri nė fjalėn e tij. Mė tej, ai theksoi se Holokausti ėshtė njė moment i thellė reflektimi tė domosdoshėm dhe jetik, pėr tė patur njė tė ardhme nė paqe, dinjitet dhe liri. "Pėr tė mos pasur shkarje drejt asaj psikologjie dhe atyre instrumenteve komplekse, pjesėmarrjes tė padenjė dhe jo tė kufizuar nė kėtė proces, ėshtė e domosdoshme tė rikujtojmė pėr tė nderuar viktimat, por edhe t'i rikujtojmė pėr tė pasur njė tė ardhme tė sigurt", tha kryeministri nė vijim. Nė kėtė konferencė, njė organizim i pėrbashkėt i Fakultetit tė Historisė nė Universitetin e Tiranės dhe Universitetit Bar-Ham tė Izraelit, ishin tė pranishėm edhe Kryetari i Kongresit Botėror i Hebrejve, ambasadori Mordechai Arbell, ambasadorja e Izraelit, Amira Arnon, historianė, diplomatė dhe pėrfaqėsues tė medias. Arbell: Hebrejtė, tė sigurt nė Shqipėri qė para 2 mijė vjetėsh Ambasadori Mordechai Arbell, i Kongresit Botėror tė Hebrejve dhe Kryetari i Institutit Botėror tė Kėrkimeve tė kėtij Kongresi, tha gjatė konferencės nė pėrkujtim tė Holokaustit dje nė Tiranė, se hebrejtė kanė qenė gjithnjė tė sigurt nė Shqipėri. Duke evidentuar lidhjet mė tė hershme mes dy kombeve, ai vuri nė dukje se nė studimet e kėtij kongresi dhe nė studimin e historisė sė hebrejve tė Shqipėrisė del qartė se kush janė nė tė vėrtetė shqiptarėt dhe Shqipėria. "Hebrejtė kanė qenė tė sigurt nė Shqipėri, pothuajse qė para 2000 mijė vjetėsh. Legjenda thotė se skllevėrit hebrej romakė u arratisėn dhe erdhėn nė Shqipėri, hebrejtė nga Pulia Jugore emigruan nė Shqipėri, hebrejtė e Korfuzit qė u persekutuan atje, erdhėn dhe gjetėn strehim nė Shqipėri, hebrejtė e Spanjės, tė Katalanjės erdhėn nė Shqipėri. Dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore sigurisht hebrejtė ishin tė sigurt nė Shqipėri", u shpreh ambasadori Arbell, duke nėnvizuar se tė gjithė u pritėn me zemėr tė hapur dhe mund tė jetonin nė paqe dhe barazi nė Shqipėri. Ai tha se dokumentet e Vatikanit nė pėrshkrimin e jetės nė Shqipėri nė shekujt XVI-XVII, e paraqesin Shqipėrinė si njė burim tė madh vlerash, veēanėrisht pėr marrėdhėniet harmonike nė vend mes muslimanėve, kristianėve dhe hebrejve, harmoni qė mund tė jetė njė shembull pėr botėn jo vetėm nė atė kohė, por edhe nė ditėt e sotme. "Mendoj se Shqipėria duhet t`i mėsojė botės se si njerėzit mund tė jetojnė nė paqe dhe harmoni mes feve dhe kombeve, dhe se si ata mund tė shpėtojnė njėri-tjetrin", tha ambasadori i Kongresit Botėror tė Hebrejve. Kur njerėzit flasin pėr Shqipėrinė, vijoi mė tej ai, dikush mund tė thotė se ai ėshtė njė vend i vogėl nė Ballkan, por tė pyesėsh hebrejtė do tė thonė se ėshtė njė vend trim dhe Shqipėria ėshtė njė komb i madh. "Ne duhet tė mėsojmė prej shqiptarėve dhe duhet tė bėjmė gjithēka ėshtė e mundur t`i mėsojmė botės se si mund tė bėhemi njerėz tė mėdhenj", tha mė tej Arbell, i cili pėrshėndeti organizatorėt e konferencės, tė cilėn e vlerėsoi si njė sukses tė madh.
Komentet (1)Add Comment
Comments 10 429
Shkruajtur nga Ashley 042913, September 09, 2008
nice1ee http://696.maitreya.az.pl | http://16.barkley.az.pl/21.html | direct flights liverpool new york
- airline cheap really robot ticket
- genuine diamond earings jewelry watches
- asi credit federal union
- easyjet flights to spain
- united kingdom airline tickets
- airline ticket to los angeles
- mens, bulova wrist watches, self winding, 30 jewels
-

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...