| Ismail Mal Osmani dhe Shtypshkronja Gutenberg |
|
|
|
| Shkruajtur nga Jeff McRitchie | |
| Sunday, 23 September 2007 | |
|
Sa herė dilja nė ballkon ose kaloja rrugės Reshit Ēollaku, qė nė e quajmė, prapa Postės, mė dilte pėrpara njė ndėrtesė me tre kate. Aty dikur ka qenė shtypshkronja Gutenberg. Nė tė djathtė tė derės qėndronte njė pllakė mermeri e bardhė nė tė hirtė. Nė mes tė saj ishte gdhendur njė yll i kuq dhe nėn tė shkruhej: Kėtu ėshtė kryer njė aksion i guximshėm nga njėsiti gueril i Tiranės dhe u morėn pėr nevoja tė partisė, shaptilografė, letėr, e tė tjera materiale. Po kush ishte pronari i saj dhe ēfarė aktiviteti kishte kryer shtypshkronja qė ai administronte? Kėtė do e mėsoja pasi u njoha me zonjėn Leman, me tė birin, Dashamirin, tė shoqen, Almėn, dhe motrėn e tij, Eldėn.
Ismail MalOsmani ishte lindur nė Tiranė mė 3 janar 1910, nė familje intelektuale tiranase. Me hapjen e shtypshkronjės Mbrothėsija, sjellė nga Sofja e Bullgarisė prej Kristo Luarasit dhe vendosur nė njė ndėrtesė me tre kate, nė rrugėn e Kavajės, ai u fut aty si punonjės i thjeshtė. Zanati i tipografit e tėrhoqi. Si mėsoi sekretin e shtypit, dukuri qė kishte tė bėnte me botimin e librave dhe tė gazetave, ai u largua, dhe nė vitet tridhjetė, ngriti nė rrugėn Aqif Pashė Zogu, tani rruga e Dibrės, njė shtypshkronjė tė vogėl, me makineri tė pėrdorura. Mė vonė atė e transferoi nė rrugėn Reshit Ēollaku dhe e quajti Gutenberg. MalOsmanin e kishte tėrhequr emri i Johan Gutenbergut, shpikėsit tė shquar gjerman, qė themeloi mėnyrėn evropiane tė shtypjes sė librit me anė tė kallėpeve tė lėvizshėm, qė mė 1445 shtypi nė gjuhėn gjermane poemėn Libri Sivilinės. Edhe Karl Marksi u detyrua tė pranonte se Gutenbergu ka luajtur njė rol tė madh nė pėrhapjen e kulturės sė re borgjeze, si dhe nė zhvillimin e domosdoshėm tė borgjezisė qė po lindte.
Nė vitet e luftės, njė ditė, tek ai shkuan Nikolla Profi me Mihal Durin dhe e morėn me vete. Pa i treguar se pėr ēfarė e kishin hequr nga puna, e ēuan nė periferi tė Tiranės, nė njė shtėpi pėrdhese dhe e takuan me Gogo Nushin, atėherė sekretar organizativ i partisė nė ilegalitet. Zoti Ismail, kemi nevojė pėr letėr, shaptilografė e ... - i tha Gogoja atij. Ēfarė mund tė bėj pėr ju? - ia ktheu MalOsmani. Ne nuk duam tė biem nė sy tė okupatorit. Do tė tė japim paratė qė duhen dhe ti tė na i blesh. Ai, nė atė kohė kishte qeshur, me atė tė qeshurėn e tij tė ėmbėl, dhe iu pėrgjigj atypėraty: Ju nė shtypshkronjėn time keni ēunat tuaj. Nuk blej shaptilografė e letėr, por do e le derėn tė hapur e merrni ēfarė ju duhet. Le tė quhet vjedhje e zakonshme - dhe u largua. Tek ai punonin njerėz tė lidhur me lėvizjen. Njeri prej tyre ka qenė Beqir Balluku, qė pas ēlirimit tė vendit u bė ministėr i Mbrojtjes. Nė shtėpinė botuese qė do e ngrinte mė vonė, mbante pėrkthyes Kristaq Cipon, qė njėkohėsisht punonte dhe pėr shtėpinė botuese italiane De Agostini Novara. Pėr tu ardhur nė ndihmė punėtorėve tė tij, mbante edhe njė mjek. Ai ishte Ismet Gega, tė cilin e dėrgonte dhe pranė familjeve qė kishin nevojė pėr vizita mjekėsore.
Ismail Mal Osmani nuk duhet parė si botues i thjeshtė. Ai ishte njeri me zemėr tė madhe. Me 7 shkurt 1944, i dėrgon letėr Eleni Postolit, tė shoqes sė shkrimtarit Foqon Postoli, ku i shkruan: ...me dėshirėn e shumė miqve intelektualė korēarė, qė banojnė kėtu, nė kryeqytet, ashtė qė tė rishtypet nė mėnyrė teknike tė denjė romani Lulja e kujtimit e tė ndjerit bashkėshortit tuaj, dhe qė tė mbetet i pashuar arti i tij, kemi nderin tju lutemi tė keni mirėsinė nė na autorizoni rishtypjen e veprės nė fjalė. Pėr rishtypjen qė ne do tė bėjmė nė njė sasi 5000 (pesmijė) copash dhe nė bazė tė llogarive qė kemi bamun, zotnis tuaj ju pėrket njė e drejtė prej frangash shqiptare 1500 (njėmijepesėqind). Kjo shumė do tju dėrgohet nė ēek banke posa qė ne tė kemi konfirmuar autorizimin. Dhe e shoqja e shkrimtarit, me 2 mars tė po ati viti i shkruan: ...Oferta juaj ėshtė me tė vėrtetė fisnike pėr ribotimin e Lules sė kujtimit tė tė ndjerit tim shoq Foqon Postoli, fėmijėt e tė cilit, dy djem dhe njė vajzė, sot nė moshė tė rritur, janė rritur me shumė vėshtirėsi prej meje duke punuar punė dore shqiptare korēare nė avėlmend dhe me njė pensjon prej 2 napolona nė muaj....Oferta e sotme e zotėris suaj ėshtė njė gjest fisnik pėr familjen Foqon Postoli... dhe mė tej - Kam nderin tju dėrgoj autorizimin e kėrkuar pėr ribotimin e punimit Lulja e kujtimit duke ngarkuar dy miq e dashamirės tė familjes Postoli, zz. Lefter Kosova dhe Koēi Bezhani, banonjės nė kryeqytet.... Me falenderime dhe nderime, Eleni Foqon Postoli.
Ismail MalOsmani u dhuronte libra bibliotekave tė vogla qė donin tė merrnin veten duke u pėrgėzuar nga drejtuesit e tyre. Ju faleminderit shumė pėr dhuratėn me libra qi patėt mirėsinė me i ba kėsaj biblioteke tė varfėr. Shpresojmė qė ky gjest bujarie nga ana e juaj ka me u pėrsėritur herė pas here...- i shkruan drejtori i Bibliotekės dhe i Muzeumit Qemal Hakolli tė Elbasanit, zoti Mahmut Bardi; ose: Kemi nderin me ju konfirmue marrjen nė dorėzim tė 5 (pesė) pakove me libra tė ndryshėm konform me pėrmbajtjen e letrės e tė faturės pėrkatėse. Pako e librave dėrgue si dhuratė pėr bibliotekėn tonė tė vorfėn e tė posalindur, na gėzoi sė tepėrmi - dhe pėrfundon - Tė fala vllaznore pėr kryetarin e Komitetit Bamirės Mysliman tė Shkodrės, Esat Myftiu. Ismail MalOsmani dhuronte dhe tė holla. Mė 16 gusht 1946, kur Shqipėria kishte pothuaj dy vjet ēlirim, Komiteti Bamirės Mysliman nė Shkodėr dėrgoi njė letėr ku thuhej: Konfirmojmė marrjen nė dorėzim tė dėftesės kompleksive tė shumės sė dorzueme prej franga shqiptare 10000 (dhjetmijė) si vleftė e kalendarėve tė botuem nė emėr tė kėti komiteti. Pėr rastin qė dhuroni arkės sonė prej franga shqiptare 1100, me anėn e kėsaj shkrese parashtrojmė falenderimet mė tė pėrzemėrta pėr gjestin tuaj bujar. Kryetari i Komitetit Mysliman Esat Myftiu. Kėshtu ndodhi dhe me librin Vargjet e lira tė mikut tė tij, Millosh Gjergj Nikollės. Ja se ēfarė i shkruan e motra e poetit: Unė e nėnshkruara Ollga Nikolla deklaroj dhe vėrtetoj sa vijon: Sot, 28 korrik 1947, kemi mbyll llogarinė e botimit tė librit Vargje tė lira, edicioni i parė nė sasi 3000 copė, tė cilėn ish-botonjėsi MalOsmani pati mirėsinė ta bėj nė vitin 1944 krejtėsisht pėr dobi time. Me kėtė botim rezultoi pėr mua njė e ardhur neto 3443 franga si dhe 500 copė libra tė pashitura, pasi u hoqėn ipezat e lame pėr shtypshkronjėn Tirana. Ollga Nikolla Luarasi. Kėshtu u veprua dhe me romanin Kasollja tė V.B. Ibanezit. Pėr gjithēka flet qartė letra qė Ismail MalOsmani i dėrgoi Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė, me 26 qershor 1944: Nė ndėrmarrjen tonė tė botimit ndodh ndonjė herė qė tė shifet nevoja e rishtypjes sė ndonjė vepre, i sė cilit autori, apo pėrkthyesi, ndodhet jashtė atdheut, dhe qė e drejta e tij nuk ka mundėsi tju dorėzohet trashėgimtarėve, prandaj kemi vendos qė kėto shuma, herė pas here tė nxiren prej kont-korentit tonė pėr me ndejt pezull nemėr tė autorėve pėr njė kohė tre vjet. Pas kalimit tė kėti afati, nasht se personat zotnues nuk do jenė kthyer natdhe ende, atėhere shumat mund tė tėrhiqen prej botonjėsit pėr ndonjė qėllim tjetėr bamirėsie qė do tė vendoset prej komisjonit tė botonjėsit. Sot, me anė tė kėsaj, lutemi merrni nga konti jonė shumėn franga shqiptare 1500 (njėmijepesėqind) dhe veji nemėr tė imzot Fan Nolit .... Pėr punėn e mirė qė bėri, ai mori falenderime dhe nga Instituti Shqiptar pėr Studime e Arte, nga zėvendės kryetari dr. Odise Paskali.
I gjatė ėshtė vargu i librave qė dolėn nga dora e tij. Po pėrmendim disa prej tyre: Nėna (M. Gorki); Liza ne botėn e ēudirave (L. Carrol); Vargjet e lira (Migjeni); Kasollja (V.B.Ibanes); Ēaste dėfrimi tė Ali Pashės (V:Plomer); Gremina e dashurisė (M. Greblleshi); Njeriu qė pa vdekjen me sy (V. Eftimiu); Dhjetė gratė mė tė mėdha tė botės (E. Ludvig); Qyteti i harruem (F. Ndocaj); Probleme shqiptare (M. Frashėri); Qan e qesh bilbili (Chri-Chri); Safo (A. Daudet); Gaforrja (Kr. Salzman); Fajtori (Fr. Kopeč); Raca shqiptare (J. Milaj); Methode Directe de Franēais, Premier annee de Franēais par M. Camerlynck dhe G. N. Camerlynck, nė vitin 1945, tekst pėr shkollat shtatėvjeēare. Librin Princi i lumtur, e nxori nė shitje pa titullin nė kapak. Kur e pyetėn pėr atė veprim, ai ju pėrgjigj: Titullin e ka brenda. Lexuesit tė shtyrė nga kureshtja do e marrin nė dorė, do e shfletojnė e mė pas do e blejnė. Me gjithė punėn e lavdėrueshme qė bėnte, revista e kohės Fryma iu kundėrvu pėr disa gabime shtypi nė kėtė libėr, nė mėnyrė qė tė bllokonte shitjen, por dėshtoi. Nė tė gjitha librat qė MalOsmani botonte, nė mes tė kapakut vendoste njė shenjė dalluese me madhėsinė e njė pullė poste. Aty kishte njė O, brenda saj, perpendikularisht njė I, dhe mbi tė, njė M. Anash, nga e djathta, qėndronte njė pishtar. Ato transkriptoheshin: Ismail MalOsmani pėrhapės i dijes. Kreun e librit nuk e riskonte, nė mėnyrė qė libri mos tė pėrdorej nga lexues e mė pas tė shitej si i papėrdorur. Nė fund tė librit, nga pas, vendoste ēmimin, dhe nė kllapa (nė tė gjithė Shqipėrinė), qė mos tė abuzohej me ēmimin. Nė vitin 1947, shtypshkronja dhe shtėpia botuese, u shtetėzuan. Ismail Mal Osmani mbeti nė mes tė katėr rrugėve. Nė vitin 1948 u pėrgojua nga Shefqet Musaraj (Buburicka), tek Epopeja e Ballit Kombėtar. Ja se ēfarė shkruhej aty:
Legaliteti
Po korr e grin,
Dy lek Atdheu
Shtyp klandestin.
Sikur se dinė
Hallku, gjermani,
Ēbėn Gaqo Gogua
Te Mal Osmani.
Me 11 janar 1954 u martua me zonjushėn Leman Ruga nga Durrėsi. Ajo ishte e bija e Xhemil Rugės, Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Dhomės sė Deputetėve tė Parlamentit Shqiptar. Tė dy tė papunė. Jeta sa vinte e bėhej mė e vėshtirė. Edhe ato pak para qė MalOsmani kishte vėnė mėnjanė pėr ditė tė vėshtira, u sosėn. Bomba e hedhur nė Ambasadėn Sovjetike, i rrinte hije e zezė mbi krye. Duke parė vėshtirėsitė ekonomike, zonja Leman i tha tė shoqit: Ismail, tė futem nė punė?. Jo, Leman. Mos e merr mundimin! Pse?. Sepse do tė pyesin kė ke pėr burrė, e kur ti do i thuash se jam e shoqja e Ismail MalOsmanit, dyert do i kesh tė mbyllura. Njė ditė u tregua largpamės dhe mjaft objektiv. Me lot nė sy i tha tė shoqes: Leman, po mė ndodhi gjė (kishte parasysh arrestimin, burgun, internimin, pse jo dhe dėnimin kapital - S.M.), ik nė Durrės te njerėzit e tu. Fati desh qė ai mos tė pėrfundonte nė duart e organeve tė Sigurimit tė Shtetit. Pėr tė pėrballuar nevojat jetike, pasi i nxorėn nga ndėrtesa e shtypshkronjės, u vendosėn nė ish-magazinėn e tij, nė rrugėn e Kusve, tani Riza Cerova. Blenė dy lopė dhe i ushqenin me gjethe pemėsh ose me bar, rrugėve tė Tiranės. Qumėshtin qė merrnin prej tyre, e shisnin ndėr miq. Njė nga ata, ishte dhe dr. Jorgji Jorgoni. Ata i priste e shoqja e doktorit, Marie Jorgoni, vajza e Hil Mosit. Nė vitin 1956, Ismail Mal Osmanin e thirri Pano Meksi, anėtar i Komitetit Qendror, nė atė kohė drejtor i gazetės Zėri i Popullit dhe i ofroi punė si radhitės. Atėherė ai shiti lopėt. Dhe e shoqja, zonja Leman, u punėsua punonjėse nė ndėrmarrjen e grumbullimit. Burrė e grua punuan kokė ulur deri sa dolėn nė pension. Ismail Mal Osmani dhe pse pensionist, u dėrgua nė Fier dhe Elbasan pėr tė ngritur dy shtypshkronja, tė cilat botuan gazetat Drapėr e Ēekan dhe Shkumbini. Martesa i dhuroi dy fėmijė, Dashamirin dhe Eldėn. Atyre ju mohua e drejta e shkollimit. Dashamiri pėr vite tė tėra punoi kaldaist nė Spitalin Obstetrik Gjinekologjik, dhe pasi mbaroi tė mesmen natėn, te shkolla Kristoforidhi, punoi oksigjenist. Shumė vonė iu dha e drejta e shkollės se lartė, nė fakultetin e shkencave ekzakte, ku bėri dy vjet, por e la, se pasjoni i tij ishte mjekėsia dhe kėshtu vazhdoi Fakultetin e Mjekėsisė, tė cilin e mbaroi me rezultate tė shkėlqyera. Nė vitin 1982, MalOsmani i sėmurė, mori njė goditje tjetėr tė fuqishme, kėsaj here nga Enver Hoxha, te libri i tij Rreziku Anglo-Amerikan pėr Shqipėrinė: Tani Bazit tė Canit i duhej tė luante dy role, edhe si bashkėpunėtorė i gjermanėve e i qeverisė kuislinge, edhe si bashkėpunėtor i anglezve. Me kėto role ai synonte tė bėnte realitet ėndrrėn pėr vendosjen e regjimit monarkik tė Zogut pas ēlirimit. Pėr kėtė ai bėri dhe disa takime tė fshehta me pėrfaqėsues ushtarak gjermanė dhe tė kryearmikut kuisling Mehdi Bej Frashėri. I lidhi telat mirė me ta dhe kushti pėr kėtė ishte qė tė mos e ekspozonin. Por ishin tė kota pėrpjekjet e Bazit pėr tė mos rėnė nė sy si bashkėpunėtor i gjermanėve, tė cilėt e furnizonin me armė, me pare dhe e lejonin haptazi tė shtypte paēavuren e ti Atdheu nė shtypshkronjėn e MalOsmanit nė Tiranė. Vitet e fundit tė jetės ndjente kėnaqėsi ditėve tė Vitit tė Ri, kur, nė ora 12, shikonte Koncertin e Vjenės. Qante nė heshtje. Kujtonte skenėn brilante ku kishte qenė i pranishėm nė interpretimet e Beniamino Xhilit dhe Aleksandėr Moisiut, njėri italian dhe tjetri shqiptar.
Ndėrroi jetė mė 12 shkurt 1983, nė moshėn 73-vjeēare. U varros me njė ceremoni tė thjeshtė. Nė vitet e Demokracisė, i biri, Dashamiri, me tė shoqen, Almėn, u ndodhėn nė Romė. Njė ditė shkuan nė ambasadėn tonė dhe takuan ambasadorin Pandeli Pasko, djalin e Dhimitėr Paskos ose siē i thonin Mitrush Kuteli. Ai pasi i takoi, me pėrzemėrsi i tha: Dashi, mbaj mend kur na kishte vdekur babai, se zoti MalOsmani vinte shpesh te ne dhe na sillte sende ushqimore, qė atėhere edhe na mungonin. Ai ka qenė bujar, zemėrmirė, shok i ngushtė i babait tim dhe i mjaftė poetėve dhe shkrimtarėve tė tjerė. Tė tillė kanė qenė: Foqion Postoli, Migjeni, Dionis Bubani. Nė vitin 2000, Bashkia e Tiranės lėshoi ēertifikatėn pėr titullin Mirėnjohje e Qytetit tė Tiranės dhėnė me vendim nr. 59, datė 21 prill 2000 tė Kėshillit Bashkiak, Z. Ismail MalOsmani, me motivacion Pėr vlera tė larta qytetare dhe intelektuale tė vėna nė shėrbim tė qytetit tė Tiranės dhe pėr tė cilat qytetarėt e saj i shprehin mirėnjohjen e tyre.
Nga: Spiro Mėhilli
Komentet (2)
![]() Shkruajtur nga luli, February 10, 2008
Shume confused jam ca po ndodh, urime per faqen!!
Shkruajtur nga ilndro, February 23, 2008
ky artikull qe eshte shkruar ne faqen tuaj ne internet nuk eshte historia e vertete e shtypshkronjes gutenberg.kjo ka qene prone e ali ndroqit dhe sot e kesaj dite ekzistojne dokumenta ku e deshmojne kete te vertete
Shkruani një Koment në këtë artikull
|
|
| Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Monday, 11 February 2008 ) |
| < Prev | Next > |
|---|









