|
Pavarėsia hap njė kapitull tė ri nė marrėdhėniet me Serbinė |
|
|
|
|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
Sunday, 17 February 2008 |
Vetėm pak orė para shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, kryeministri Sali Berisha e cilėsoi momentin e finalizimit tė Kosovės sė pavarur si nisjen e njė kapitulli tė ri nė marrėdhėniet mes kombit shqiptar dhe kombit serb.
Duke mos anashkaluar historinė e hidhur nė tė shkuarėn, kryeministri Berisha pohoi dje se ngritja e flamurit nė Kosovė, pas njė beteje tejet tė dhimbshme dhe tė lodhshme, i jep fund njė historie koloniale nė Ballkan. "Me shpalljen e Pavarėsisė sė Kosovės merr fund njė histori koloniale, hapet njė kapitull i ri paqeje, stabiliteti e integrimi rajonal dhe europian, hapen mundėsitė pėr njė kapitull tė ri mes dy kombeve, kombit shqiptar dhe atij serb, tė cilėt, pavarėsisht nga historia tejet e hidhur, kanė njė rrugė: atė qė kanė ndjekur kombet e qytetėruara europiane pėr ndėrtimin e njė tė ardhmeje tė re nė paqe, stabilitet e prosperitet, dhe pėr kėtė jemi thellėsisht tė angazhuar", bėri tė ditur kryeministri Berisha nė fjalėn e tij. Duke folur gjatė aktivitetit tė zhvilluar nė selinė e Partisė Demokratike me rastin e anėtarėsimit tė njė grupi tė rinjsh nė radhėt e kėsaj force politike, Berisha vuri nė dukje se kjo ngjarje pėrkon me ngjarjen mė tė madhe tė kombit shqiptar, qė nga viti 1912, e cila do tė ketė njė ndikim themelor nė paqen dhe stabilitetin e Ballkanit. "Ju jeni dėshmitarė se Ballkani i viteve tė shkuara ishte Ballkani i konflikteve tė egra, viktimat mė tė shumta tė tė cilave ishin shqiptarėt e Kosovės. Lumenjtė e gjakut u derdhėn nė Kosovė pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Por, pavarėsisht pėrpjekjeve tė tyre tė pashembullta nė historinė e Europės, ata mbetėn nėn pushtim". Nė kėtė kuadėr, kryeministri Berisha, duke iu drejtuar tė rinjve tė sapoanėtarėsuar nė Partinė Demokratike, nėnvizoi se ata kanė fatin e madh tė marrin kėtė vendim tė rėndėsishėm politik tė jetės sė tyre nė njė sfond feste pėr tė gjithė shqiptarėt.
|
|
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Tuesday, 04 March 2008 )
|