Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Monumentet nė njė projekt 5-vjeēar PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Sunday, 23 September 2007
Monumentet e kulturės nė Gjirokastėr, qyteti-muze nė Jug tė vendit qė gėzon statusin pasuri universale e UNESCO-s, janė pėrfshirė prej vitit tė kaluar nė njė projekt 5-vjeēar ndėrhyrjesh konservuese, i cili u hartua pas njė studimi tė pėrbashkėt mes palės shqiptare dhe asaj italiane. Nė konferencėn me temė "Arkitektėt, inxhinierėt, dizenjuesit italianė dhe ndihma e tyre nė vlerėsimin e qytetit tė Gjirokastrės, pasuri universale e UNESCO-s'', Prof. Dr. Emin Riza foli me detaje mbi kėtė projekt.



Kjo konferencė u zhvillua tė shtunėn, nė mjediset e Universitetit "Eqrem Ēabej". Prof. Dr. Riza e cilėsoi kėtė studim prej 284 faqesh njė vlerė tė rėndėsishme si pėr konkretizimin e tij, ashtu edhe pėr parametrat solidė tekniko-konceptualė mbi tė cilėt ėshtė mbėshtetur. Tė pranishėm nė kėtė konferencė ishin rektori i Universitetit tė Gjirokastrės, Prof. Gėzim Sala, prefekti i Qarkut tė Gjirokastrės, Spiro Ksera, kryetari i Kėshillit tė Qarkut, Arben Culli, pėrfaqėsues tė ambasadės italiane nė Shqipėri, etj. Prof. As. Dr. Gėzim Sala, rektori i Universitetit "Eqrem Ēabej", duke pėrshėndetur tė pranishmit nė kėtė konferencė, tha se "janė mė shumė se 8 vjet prezencė dhe punė e specialistėve italianė dhe shqiptarė pėr qendrėn historike tė Gjirokastrės. Ėshtė njė projekt i filluar nga njė binjakėzim i dy qyteteve tona tė ngjashme, Grottammarės (Itali) dhe Gjirokastrės, qė sot mund tė konsiderohet pa ndrojtje njė qytet i nivelit botėror", tha rektori Sala.. Gjirokastra, qyteti qė mbrohet nga shteti, nga viti 1961 Nė kėtė aktivitet, Prof. Dr. Emin Riza mbajti referatėn me temė "Programi i ndėrhyrjeve konservuese nė qendrėn historike tė Gjirokastrės pėr vitet 2007-2011", gjatė tė cilit u ndal nė vlerėsimin e qytetit tė Gjirokastrės gjatė dekadave tė fundit. Sipas tij, Shqipėria ėshtė njė prej vendeve tė para europiane qė u sensibilizua krahasimisht herėt pėr vlerėsimin e trashėgimisė sė paluajtshme tė krijimtarisė popullore apo arkitekturės vendore. Me vendim tė posaēėm tė Kėshillit tė Ministrave, tė datės 02.06.1961, qendrat historike tė Gjirokastrės dhe Beratit u vunė nė mbrojtje shtetėrore, nė cilėsinė e qyteteve-muze. Duke folur pėr qytetin e Gjirokastrės, Prof.Dr Riza tha se "ndarja nė dy kategori e monumenteve tė kulturės nė Gjirokastėr tregon sensibilizimin e hershėm tė profesionistėve vendas". Ai u ndal dhe tek profesionistėt shqiptarė tė kėsaj fushe rreth viteve '60 tė shekullit tė kaluar, duke veēuar figurėn e arkitektit Gani Strazimiri, "zbulues i vlerave tė Beratit dhe Gjirokastrės, dhe themelvėnėsi i sistemit shumėplanėsh tė vlerėsimit tė monumenteve tė paluajtshme nė Shqipėri". Ndėrhyrjet sistematike konservuese nė qendrėn historike tė Gjirokastrės, praktikisht fillojnė pas vitit 1965, me krijimin e Institutit tė Monumenteve. Nė pėrbėrje tė kėtij Instituti u krijua dhe Atelieja e Gjirokastrės, mė vonė dega e Gjirokastrės, pjesė organike e Institutit tė Monumenteve. Ky organizėm, kryesisht zbatonte projektet e restaurimit, tė hartuara me sektorėt pėrkatės tė Institutit, nė pėrbėrje tė tė cilėve ishin anėtarė dhe punonjės tė kualifikuar tė degės. Ndėrhyrjet restauruese nė monumentet e qendrės historike tė Gjirokastrės, ashtu si nė mbarė monumentet shqiptare, janė mbėshtetur nė parimet e shprehura nė "Kartėn e Venecias", tė vitit 1964, nėnshkruar dhe nga delegacioni shqiptar. Gjatė asaj periudhe, krahas veprimtarisė mbrojtėse dhe dokumentuese tė monumenteve tė qendrės historike tė Gjirokastrės, janė kryer ndėrhyrje konservuese tė shkallėve tė ndryshme nė 24 monumente tė kategorisė sė parė, nga 55 tė tilla, si dhe nė 245 monumente tė kategorisė sė dytė, nga 545 tė tilla. Krahas kėtyre, nga kėto projekte kanė pėrfituar dhe Kalaja dhe Qafa e Pazarit nė Gjirokastėr. "Pas viteve 1990, ashtu si nė mbarė vendet e bllokut lindor, edhe nė Shqipėri pati njė rėnie tė kujdesit ndaj vlerave dhe monumenteve tė trashėgimisė. Prirjet decentralizuese, madje edhe nė planin profesional, si dhe ulja e fondeve pėr ndėrhyrje konservuese, krijuan njė gjendje tė rėndė dhe pėr Gjirokastrėn. Por, pranimi i vlerave tė qendrės historike tė Gjirokastrės si pasuri botėrore, nė vitin 2005, ishte njė ngjarje pėr kulturėn shqiptare", vuri nė dukje Prof. Dr. Riza. Pėr pasojė, kujdesi pėr kėtė qytet me vlera botėrore, pėsoi menjėherė njė vėmendje tjetėr. Ky kujdes, natyrshėm, shtronte njohjen sa mė tė saktė tė gjendjes sė monumenteve tė qendrės historike tė Gjirokastrės dhe parashikimin e shkallės sė ndėrhyrjeve konservuese, pėr ruajtjen e thelbit origjinal dhe ndalimin e degradimit. Ndėrhyrjet duhet tė marrin parasysh pėrfshirjen e monumenteve nė jetėn e sotme dhe vlerat e tyre nė kuadrin e turizmit kulturor. Programi i ndėrhyrjeve konservuese nė qendrėn historike tė Gjirokastrės Duke folur pėr pėrgatitjen e projektit 5-vjeēar, Prof.Dr. Riza vlerėsoi punėn e zonjės Eli Buka, njohėse e tipologjisė dhe karakterit tė kėtyre vlerave. Projekt-plani i ndėrhyrjeve konservuese nė qendrėn historike tė Gjirokastrės bazohet mbi hartėn aerofotogrametrike tė Gjirokastrės, hartuar nga pala italiane, mbi bazėn e kooperimit pėr zhvillim ndėrmjet rajonit tė Markes, komuna e Grottammares (Itali) dhe asaj tė Gjirokastrės. Kėtu pėrfshihet harta e ndėrhyrjeve restauruese deri nė vitin 1991, harta e monumenteve nė gjendjen e sotme, sipas rrezikshmėrisė sė rėndė, tė mesme dhe tė lehtė, si dhe harta me monumentet nė tė cilėt, sipas viteve, do tė ndėrhyhet nė vitet 2007-2011. Sė fundi dhe mė e rėndėsishmja e projekt-planit tė ndėrhyrjeve 2007-2011, tha Riza, ėshtė pėrcaktimi i emėrtimeve tė tė gjitha monumenteve, sipas parashikimit pėr ndėrhyrje konservuese. Pėr tė gjithė monumentet e kategorisė sė parė dhe pjesėrisht tė kategorisė sė dytė, nė tė cilat parashikohen ndėrhyrje, janė shėnuar tė dhėnat mbi adresėn, pronarėt, kategorinė e monumentit, numrin e kateve, datėn e vėnies nė mbrojtje, fazat e ndėrtimit, ekzistencėn e dokumentacionit, destinacionin e monumentit, tipin, gjendjen teknike, preventivin dhe nė disa raste dhe rivelimi. Ēdo sipėrmarrės i rrjeteve tė komunikimeve elektronike duhet tė ofrojė ofertė interkonjeksioni Sipėrmarrėsit tė respektojnė konfidencialitetin e informacionit tė transmetuar Ēdo sipėrmarrės i rrjeteve tė komunikimeve elektronike publike duhet qė, pėrkundrejt kėrkesės, t'i japė njė ofertė interkonjeksioni sipėrmarrėsve tė tjerė tė rrjeteve tė komunikimeve elektronike publike. Nė projektligjin pėr komunikimet elektronike, tė hartuar nga Ministria e Punėve Publikeė Transportit dhe Telekomunikacionit, dhėnia e ofertės sė interkonjeksionit bėhet me qėllim sigurimin e komunikimit tė pėrdoruesve, ofrimin e shėrbimeve tė komunikimeve elektronike dhe bashkėveprimin e shėrbimeve nė tė gjithė komunitetin. Sipas projektligjit, tė gjithė palėt e interesuara do tė pėrpiqen tė realizojnė objektivin pėr tė mundėsuar dhe pėrmirėsuar komunikimin ndėrmjet pėrdoruesve tė rrjeteve tė komunikimeve elektronike publike. Projektligji parashikon qė sipėrmarrėsit duhet ta pėrdorin informacionin e pėrfituar nga operatorėt e tjerė nė proēesin e negociatave pėr interkonjeksionin vetėm pėr atė qėllim pėr tė cilin janė dhėnė kėto tė dhėna. Sipėrmarrėsit duhet tė respektojnė gjatė gjithė kohės konfidencialitetin e informacionit tė transmetuar dhe nuk do t'ia kalojnė atė ndonjė pale tjetėr, dhe nė veēanti departamenteve, filialeve ose partnerėve tė biznesit, pėr tė cilėt ky informacion mund tė sjellė njė avantazh nė konkurrencė, pėrjashtuar rastet kur ėshtė pėrcaktuar ndryshe nėpėrmjet njė marrėveshje midis operatorėve. Ndėrsa ofertat reference tė interkonjeksionit dhe marrėveshjet e interkonjeksionit duhet tė paraqiten nė AKE. Porti i Durrėsit: Gjatė janarit tė kėtij viti tragetet kanė kryer 135 lundrime me afro 73 mijė ton mallra Rritet me 68 pėrqind vėllimi i mallrave tė transportuar me tragete Transporti i mallrave me tragete nga Porti i Durrėsit dhe anasjelltas ėshtė rritur ndjeshėm gjatė muajit janar tė kėtij viti, krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit paraardhės. Burime zyrtare nga Drejtoria e Autoritetit Portual bėjnė tė ditur se, "vėllimi i mallrave tė transportuara me kėto mjete lundruese, ėshtė rritur rreth 68 pėrqind krahasuar me tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar". Gjatė janarit tė kėtij viti tragetet kanė kryer 135 lundrime me afro 73 mijė ton mallra, ose 30 mijė ton mė shumė se e njėjta periudhė e vitit paraardhės. Burimet shtuan se, vėllimi i mallrave qė kanė mbėrritur nė Durrės ėshtė thuajse i njėjtė me mallrat tona qė i janė drejtuar porteve italiane. Gjatė sė njėjtės periudhė, tragetet kanė transportuar 13.393 autovetura dhe 5.011 kamionė dhe trajlera, tė ngarkuar me mallra. Ndėrkaq, gjatė muajit janar tė kėtij viti mbi 67 mijė udhėtarė shqiptarė dhe tė huaj kanė shfrytėzuar tragetet e linjave nga Porti i Durrėsit drejt brigjeve italiane dhe anasjelltas. "Rreth 56 mijė udhėtarė janė larguar nga Porti i Durrėsit nė drejtim tė porteve tė Barit, Ankonės dhe Triestes, shumica e tė cilėve emigrantė shqiptarė, tė cilėt kaluan pushimet e fundvitit pranė familjeve tė tyre nė atdhe", shtuan burimet. Mėsohet se numri i udhėtarėve ka mbetur i njėjtė me atė tė janarit tė vitit 2007, ndėrkohė qė ėshtė regjistruar njė rritje e ndjeshme e mallrave tė transportuara me tragete.

Komentet (1)Add Comment
****************************
Shkruajtur nga erna, May 11, 2008
shum shum bukur smilies/kiss.gif

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Tuesday, 12 February 2008 )
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...