Qeni nuk e harron zakonin e tė lehurit. Kur ska kujt ti hakėrrohet, i leh hėnės. Mėkatari kėrkon shokė. I shari tė shan. Pėr ambiciozin tė gjithė janė tė tillė. Njė i ditur ka thėnė: Pėr moralin flasin mė shumė ata qė se kanė!. Edhe harbuti ka dėshirė tė sillet si fisnik, por nuk mundet. Njeriu shpirtvogėl gjuan rastin ti bėjė gropėn zemėrmirit. Komunizmi nuk e njihte gjuhėn e mirėsisė. Pėr tė kishte tė drejtė mė i forti. Filozofia e dhunės e bėn njeriun meskin. Tė gjithė dėshtakėt janė dhe mistrecė.
Nuk ka mė tė rrezikshėm se tė paaftėt e etur pėr pushtet absolut. Altruizmi hipokrit komunist kultivoi njė egoizėm ekstrem agresiv. Virtyti, edhe kur rrėzohet, gjen forca tė ngrihet nė kėmbė. Vesi vetėkėnaqet, kur turpėron tė tjerėt. PS ėshtė nė krizė tė thellė. U duk sikur po dilte prej saj duke zgjedhur rrugėn e mbarėvajtjes me anė tė mirėkuptimit. Mirėpo, instinkti nuk e lė tė ngrihet nė lartėsitė fisnike tė mirėsisė. Porsa gjeti rastin, i lindi dėshira tu nxjerrė sytė atyre, qė i sheh tė suksesshėm. Ėshtė vėshtirė tė ndreqet karakteri dhe tė humanizohet natyra e njeriut! Socialistėt u ngjajnė shpesh atyre gjahtarėve tė paaftė, tė cilėt, meqė sjanė tė zotė tė gjuajnė thellė nė kėnetė, vrasin zogj tė rrallė, tė mbrojtur nga shteti, qė u afrohen me besim. Edvin Rama po mban fjalime tė mbushura me dashuri pėr njerėzit, sidomos pėr ata nė nevojė. Ai shpreh nė to dashurinė pėr veten. Se, nuk i kallet data atij qė vėrtet mund tė ndodhet nė hall. Edhe vetė shteti mund tė vihet nė vėshtirėsi shpesh pėr shkaqe qė nuk varen prej tij. Tė luftosh qė tu lehtėsosh njerėzve vėshtirėsitė, nuk do tė thotė tu krijosh atyre panik. Paniku ėshtė mė mundonjės, bilé, edhe se vetė uria. Paniku vret shpresėn, me tė cilėn njerėzit mbijetuan me dekada nė mjerimin mė tė skajshėm tė diktaturės. Kush u vret njerėzve shpresėn, ėshtė vetėm cinik. Ai ka shpirt prej sadisti aq sa, pėr ambiciet personale, si bėhet vonė ti dalė flaka nė ēati shtetit dhe gjithė shoqėrisė. Njeriu, qė e mban veten pėr liberal, human dhe qė shtiret se lufton pėr njė politikė tė re, nuk mund ta alarmojė pėrtej caqeve natyrale krizėn rastėsore tė bukės. Aq mė tepėr, kur janė tė gjitha mundėsisė, siē po e shohim, qė ajo tė shmanget dhe shkaktarėt, matrapazėt grykės, tė vihen nėn kontroll tė rreptė tė shtetit.
Kush i nxit njerėzit nė revolta pėr interesa personale, mbetet vetė i izoluar, bile, i mallkuar. Shoqėria shqiptare sot ka nevojė pėr fjalėn e urtė, pėr luftėn politike tė matur, tė mbushur realisht me dhembshuri pėr njerėzit. Nuk i duhet hedhur zjarr sidomos sot benzinės. Nė njė tranzicion tė tejzgjatur dhe me vėshtirėsi tė mėdha, nuk flitet me gjuhėn e panikut. Ėshtė njėlloj si tė flasėsh pėr vdekje tė tjera, kur shkon tė ngushėllosh nė njė mort.
Socialistėt kanė aq punė me veten, sa e kanė humbur ekuilibrin moral dhe nuk shohin se ēbėjnė. Kėshtu vepruan ata dhe me krizėn e dritave. Mirėpo, dėshtuan. Dėshtuan, sepse Shqipėria i ka kapėrcyer tashmė tė gjitha laqet, qė tė majtėt i ngritėn nė diktaturė dhe po i ngrenė sot pėr ta shndėrruar nė mercenare. Nuk mashtrohet dot gjithė elektorati shqiptar. Kjo Shqipėri e vuajtur, qė duroi njėmijė e njė mizoritė e komunizmit, nuk mashtrohet nga ca spurdhjakė, qė synojnė pushtet me ēdo kusht. Bilé, kjo Shqipėri e varfėruar di dhe tė falė, kur ia ke pa tė keq. Ndėrsa, po tė dalloi se i qan hallin pėr ta futur nė sherre artificiale, Shqipėria tė merr zėt, tė urren e tė pėrbuz. Socialistėt me krizėn artificiale tė bukės, nė vend qė tė vinin vetulla, nxorėn sytė. Siē po vijnė punėt, socialistėve po u ndodh si atij bariut qė alarmonte fshatin se, gjoja, ujku i kishte rėnė nė kopenė e dhenve. Fshati e besoi dy-tri herė, pastaj, kur ujku i ra vėrtet nė tufė, nuk i shkoi kush ta ndihmonte. Dhe bariu skishte kujt ti qante hallin.
Nuk mbulohen krizat e brendshme duke sajuar panik e duke i revoltuar njerėzit mė kot kundėr njė qeverie, e cila po pėrpiqet tė rritė mirėqenien. Mirėpo, socialistėt, pėr tė kapėrcyer pėrēarjen brenda sė majtės, mospajtimet nė zgjidhjen e protagonizmit nė parti, luftėn pėr qėndrimet ndaj atyre qė nuk mendojnė njėlloj me ta, ethet e rrėmbimit tė njė pushteti tė pamerituar, e tj., kapen pas ndonjė vėshtirėsie tė ēastit dhe ngrenė kalįra rreziqesh imagjinare, akuza tė paqena, me qėllim qė tė fshihen prapa tyre si struci. Shqipėria qė i pėrshėndeti, kur pėrqafuan konsensusin pėr reformat, po i sheh gati si tė papėrgjegjshėm. Egoizmi i tyre partiak doli si vaji mbi ujė. Burrėria e tolerancės sė tyre sikur u zbeh. Socialistėt, duke u hedhur pėrpjetė nga gėzimi qė disa matrapazė tahmaqarė rritėn ēmimin e bukės, treguan se ambicia e tyre pėr pushtet tė pamerituar qenkėsh mė e fortė se hovi fisnik pėr tolerancė, mirėkuptim, dialog konstruktiv, konsensus dhe zgjidhje paqėsore, harmonike tė problemeve, qė i dalin shtetit edhe pa dashje. Kurrė nuk u duhet vrarė shpresa njerėzve. Nuk ka luftė mė tė bukur se ajo qė bėhet me optimizėm. Aq mė tepėr nė njė shoqėri tė etur pėr njė fjalė tė mirė. Por socialistėt, janė tė mbarsur me paragjykimin se kundėrshtari politik ėshtė dhe duhet tė jetė vetėm i keq. Kurse Shqipėria e provoi 5O vjet se rreziqet imagjinare, paniku dhe alarmet e kota u shėrbenin vetėm diktatorėve !...
PėrgatitiLuan Myftiu
|