|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
Monday, 09 August 2004 |
|
E reklamuar ne televizion, ne reklamat e revistave dhe vende te tjera, pirja e duhanit mund te jete nje zakon i keq per t'u lene. Ne fakt eshte nje zakon te cilin njerezve shpesh e fillojne ne moshen shume te njome, qe prej femijerise. Dhe eshte nje zakon qe ka nje perqindje te larte vdekjeje, qe rrjedh kryesisht nga kanceri i lidhur me pirjen e duhanit.
Njerezit perpiqen ta lene duhanin pernjehere ose i kthehen fese, perdorin fasha, camcakez nikotine, hipnoze dhe gjera te tjera. Ketu jane disa keshilla per t'iu shtuar ketyre mjeteve ndihmese per te mundur nje here e pergjithmone zakonin e keq te pirjes se cigareve per te marr fryme me te fresket dhe me te shendetshme.
Nderroje mentalitetin
Fillo te mendosh ne menyre me te qarte, dhe mendja jote do ta udheheq trupin tend per nje gjendje me te paster dhe me te shendoshe. Mund te fillosh duke kerkuar libra, artikuj ose burime te tjera qe te ndihmojne ta lesh duhanin. Tema te tjera te mira jane vetezhvillimi, dieta te shendetshme dhe tema motivuese dhe frymezuese. Bashkohu ne nje grup me shoke te tjere qe deshirojne ta lene duhanin dhe kerko ne internet neper forume per te gjetur shoke per t'u marre se bashku me probleme eventuale dhe per t'u argetuar, per ta larguar mendjen nga duhani dhe per ta mbushur me tema me te mira.
Gjej edhe disa njerez qe te mbeshtesin ne shtepi. Nuk ke nevoje per shoke qe ende pine duhan dhe qe thone gjera si: "Nje gjysme pako ne dite nuk eshte e keqe, mos u merzit per kete." Ke nevoje per shoke te shendetshem inkurajues, qe te shoqerojne neper kohet e mira dhe kohet e keqija, ashtu sic i shoqeron ti anasjelltas. Pra harto nje liste njerezish te cilet mund te takosh pa pire duhan: fqinj te shendetshem, familja, shoke etj.
Krijo zakone me te shendetshme
Nje menyre e shkelqyeshme per te thyer nje zakon te vjeter eshte te fillosh nje te ri. Pra ketu jane disa gjera me te cilat mund ta zevendesosh pirjen e duhanit. Per shembull, ne vend qe te ndezesh nje cigare, vepro keshtu:
1. Paret e cigareve veri menjane ne nje poce dhe kurseji per nje dalje te vecante per te festuar ne ndonje vend argetues.
2. Ne vend qe te kapesh nje cigare, kap nje liber, reviste, gazete ose buletin informativ dhe edukohu me lexim.
3. Ne vend qe te pish duhan, shkruaj dicka ne ditar duke shenuar dhembjen, vuajtjen, shpresen tende, permiresimin e shendetit etj. Argetohu dhe perdor ne te ngjites dhe lapsa me ngjyra dhe mos e caj koken per drejtshkrimin!
http
4. Ne vend qe te pish duhan, shko ne nje palester dhe stervitu ose merru me sport ne shtepi ose jashte.
5. Ne vend qe te pish duhan, bej dicka te bukur per dike tjeter - dhe mos ia trego!
Mire, tani e ke radhen ti te levizesh. Shko!
|
|
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Monday, 11 February 2008 )
|