|
Natėn e 15 tetorit 1946, 10 nga 12 kriminelėt e mėdhenj tė luftės tė dėnuar me vdekje nė gjyqin e Nyrembergut u ekzekutuan. Njėri nga tė dy qė i shpėtuan varjes, qe Rajhsmarshalli Herman Gėring, i cili kreu vetėvrasje, duke gėlltitur njė kapsulė cianuri dy orė pėrpara ekzekutimit tė tij. Njeriu tjetėr Rajhslajteri Martin Borman, i cili kish arritur tė siguronte njė sasi tė jashtėzakonshme pushteti brenda Partisė Naziste. Ai ishte pothuajse i panjohur, jashtė elitės partiake pse kish punuar nė hije tė Hitlerit. Ndėrsa, fundi i luftės po afrohej, shumė prej nazistėve tė lartė po largoheshin. Herman Gėringu ishte larguar drejt Perėndimit dhe ishte kapur nga ushtarėt amerikanė, pasi ishte shpallur vdekja e Hitlerit. Nė testamentin politik tė Hitlerit, Gėringu ishte pėrjashtuar nga partia, ndėrsa Bormani ishte emėruar drejtues i partisė.
Sipas Johen Von Lang, Gėbelsi dhe Bormani, kishin "mbajtur njė brifing ushtarak natėn e 2 majit 1945". Gėbelsi tashmė kish vendosur tė kryente vetėvrasje, ndėrsa Bormani dėshironte patjetėr qė tė mbijetonte. Shėnimi i fundit nė ditarin e tij ishte "tentativė arratisjeje!". Fati i Martin Bormanit pas kėsaj nate ėshtė i panjohur. Ka shumė spekullime lidhur me fatin e tij qė shkojnė nga i mundshmi tek spektakolari. Rajhslajteri Borman, i cili sipas A. Xoler, "ushtronte kontroll absolut mbi tė gjithė strukturėn e Rajhut" dhe, megjithatė, pothuajse i panjohur pėr publikun e gjerė, u lind mė 17 qershor tė vitit 1900. Ai u lind nė Saksoni nga njė nėpunės poste. Bormani iu afrua njė organizate antisemitike nė vitin 1920 dhe mė 1923 qe anėtar i trupave Freikorps. Gjatė kėsaj periudhe, ai u burgos pėr njė vit pėr vrasje dhe njė vit pas lirimit tė tij, Bormani iu bashkua Partisė Naziste si administrator financiar. Mė 1933, ai e kish hapur rrugėn e tij pėr t'u bėrė Rajhslajter, gjeneral dhe Shef i Stafit tė Rudolf Hes, numrit dy tė partisė. Kur Hesi fluturoi drejt Britanisė, Bormani me gėzim trashėgoi pozicionin e tij dhe u bė zėvendės i Hitlerit. Ai kishte shumė armiq nė parti dhe Gėringu shpjegoi se, bile dhe Gėbelsi ia kish frikėn atij dhe pushtetit tė tij. Bormani e shikonte veten si njė karakter fisnik dhe nė njė letėr pėr tė shoqen tė datės 2 prill 1945, ai shkruante se, "nėqoftėse jemi paracaktuar nga fati qė tė japim shpirt nė hollin e Mbretit Atila, ashtu si Nebeliungu, atėhere ne shkojmė drejt vdekjes me krenari dhe me kokat lart". Megjithė, kapadillėkun e tij, ndėrsa koha pėr tė luftuar erdhi, Bormani bėri njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr tė mbijetuar. Nė mbarim tė luftės, liderėt aleatė vendosėn qė tė gjykojnė nazistėt e lartė si kriminelė lufte nė Nyremberg. Ndėrsa, Martin Bormani nuk gjendej, u vendos qė tė gjykohej nė mungesė. Megjithėse aleatėt kishin dėshmi qė deklaronin se Bormani kishte vdekur, kjo gjė u injorua, sepse nėqoftėse "Bormani deklarohej tani si i vdekur nga gjykata dhe mė pas bėhej i gjallė, atėhere nazistėt fanatikė do tė dyshonin se ndoshta dhe Fyhreri ishte i gjallė". Me qėllim qė besueshmėria e aleatėve tė mbetej e paprekur, Bormani u akuzua pėr krime kundėr paqes, krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit. Dr. Fridrih Bergold u emėrua nė kėtė detyrė tė vėshtirė pėr mbrojtjen e njė njeriu nė kėrkim. Ai e konsideroi "njė dėshtim tė drejtėsisė pėr gjykatėn qė po e gjykonte nė mungesė klientin e tij". Gjykata ndėrkombėtare e dėnoi Rajhslajterin Martin Borman me vdekje. Nata e 1 - 2 maji 1945 ėshtė e fundit pėr vendndodhjen e Martin Bormanit. Rajhslajteri po pėrpiqej nė mėnyrė tė dėshpėruar qė ta linte i gjallė Berlinin. Ishte pėrpjekur tė negociionte me rusėt pėr njė armėpushim tė shkurtėr me qėllim pėr tė, qė tė siguronte njė kalim tė sigurtė nėpėrmjet linjave tė armikut, por i ishte refuzuar. Tė mbijetuarit e Fyhrerbunkerit po pėrpiqeshin qė t'i largoheshin qytetit dhe ēdo 20 minuta njė grup largohej. Bormanu u shfaq i veshur me njė uniformė SS-ėsh pa grada dhe njė pallto lėkure. Xhepat e tij mbanin njė kopje tė testamentit tė Hitlerit, qė e siguronte atė nė pushtet. Grupi i tij, i cili pėrfshinte Aksmanin, Kempkan dhe Shtumfegerin, arriti nė stacionin e metrosė Fridrihshtrase, por qėndruan nė Urėn Vajdendamer. Rusėt mbanin anėn tjetėr tė urės dhe kėshtu qė e bėnin tė pamundur kalimin e saj pa mbulimin e tankeve. Nė mėnyrė tė mrekullushme, disa tanke tigėr gjermanė dhe disa makina tė blinduara u afruan aty. Grupi i Bormanit u pėrkul rreth tankeve dhe filloi tė kalojė urėn. Bormani dhe Shtumpfegeri qenė bashkė, Kempka ishte prapa tyre dhe mė larg akoma ishte Aksman. Njė predhė ruse goditi tankun afėr Bormanit dhe ai shpėrtheu. Pas kėtij momenti, e vėrteta pėr fatin e Bormanit ėshtė e vėshtirė pėr t'u deshifruar nga historitė kontradiktore. Ngjarjet deri nė kėtė pikė nuk diskutohen nė burimet e besueshme. Dy prej dėshmive gjerėsisht tė besuara janė nga dy prej njerėzve qė qenė me Bormanin atė natė. Njėri prej tyre qe shoferi i Hitlerit, Erik Kempka. Kempka dėshmoi se kur shpėrtheu tanku, ai e pa Bormanin tė rrėzohej i mbuluar nga flakėt. Vetė ai ra pa ndjenja nga goditja dhe, kur u pėrmend, nuk e pa trupin e Bormanit, megjithėse mendonte se kish vdekur. Dėshmitari tjetėr i asaj nate qe Artur Aksman, kreu i organizatės sė Rinisė Naziste, Hitler Jugend. Ai pretendoi se pas shpėrthimit grupi ishte ndarė, por Bormani dhe Shtumpfegeri i ishin ribashkuar atij dhe Gynter Velcinit (adjutantit tė Aksmanit) dhe sėbashku i qenė afruar Lehrter Bohnit tė stacionit tė 5 hekurudhor. Atje kishte pasur rusė nė platformė. Kjo dukshėm qė e kish frikėsuar Shtumpfegerin e Bormanin dhe ata ia mbathėn. Rreth orės 3 tė mėngjesit, Aksmani hasi trupat e Bormanit dhe Shtumpfegerit. Ata dukeshin tė vdekur, por pa gjak apo plagė. Elitės sė bunkerit i qenė shpėrndarė kapsula helmi. Aksmani supozoi se tė dy i kishin pėrdorur pėr tė vrarė veten. Fatkeqėsisht, Velcini nuk mund ta konfirmonte dėshminė e tij teksa vdiq rob i rusėve. Kėta qenė dy njerėzit e fundit qė panė Bormanin. Ka pasur shumė diskutime lidhur me vlefshmėrinė e deklarimeve tė tyre. Njė ēorientim i natyrshėm ėshtė faki se tė dy dėshmitarėt qenė nazistė tė nivelit tė lartė. Sigurisht qė kishte njė motiv pėr njė histori qėllimisht false, megjithėse tė dy deklaruan se nuk qenė aspak miq tė tij siē bėnė tė ditur shumė prej tyre pėr Bormanin. Fakti qė njerėzit kishin qenė tė dy nė urė, afėr Bormanit dhe sėrish historitė e tyre e kundėrshtojnė njėra-tjetrėn, duke hedhur dyshim mbi dėshmitė e tyre. Tė dy qenė afėr Bormanit kur tanku shpėrtheu, por Kempka raportoi se, Bormani mund tė mos i ketė shpėtuar shpėrthimit, por, ndėrsa ai nuk e pa trupin e tij mė pas, mbi dėshminė e tij bie dyshimi. Aksmani pretendoi se e pa trupin, por bile ai tha se, edhe pse supozoi se ishte i vdekur, nuk merrte vesh nga mjekėsia. Deklarimet e tij nuk u pėrdorėn nė gjyqin e Nyrembergut pėr Bormanin, pasi qenė jo tė verifikueshme. Pa njė trup ishte i vėshtirė tė verifikohej secili prej kėtyre pretendimeve. Ata qė besonin Bormanin tė vdekur qenė shumė tė interesuar nė gjetjen e trupit tė tij, qoftė edhe pėr t'ju dhėnė fund historive tė pabesueshme tė aventurave tė tij tė pasluftės. Nė vitin 1964, Johen Von Lang dhe Kryeprokurori Joahim Rihter gėrmuan pėr mbeturinat e Martin Bormanit. Njė njeri qė pretendoi se ishte shtrėnguar nga rusėt qė tė varroste Bormanin dhe Shtumpfegerin kish identifikuar varrin e supozuar. Njeriu e dinte se trupi kish qenė ai i Bormanit pėr shkak tė portofolit tė gjetur nė trup nga shefi i njeriut. Von Langu e verifikoi kėtė histori. Njeriu e ēoi Von Langun dhe Rihterin nė vendin ku trupat qenė vendosur pėrpara se ai t'i lėvizte ato nė vendin e varrosjes. Ai qe saktėsisht vendi ku Aksmani kish dėshmuar t'i kish parė pėr herė tė fundit. Gjithsesi, kėrkimi nuk zbuloi asgjė. Shtatė vjet mė pas, qyteti i Berlinit po gėrmonte nė zonėn afėr varrit tė dyshuar. Von Lang mori pjesė dhe dy trupa u zbuluan dhe u identifikuan si ato tė Bormanit dhe Shtumpfegerit. Ata u gjetėn mbi 10 metra larg nga vendi i kėrkimit tė mėparshėm. Tė dhėnat dentare tė rikrijuara me kujtesė nga Doktor Hugo Blashke nė vitin 1945 i identifikuan trupat. Njė konferencė shtypi nė Gjermaninė Perėndimore shpalli zbulimin e mbeturinave. Pėrderisa tė dhėnat dentare qenė krijuar nga kujtesa, autenticiteti i tyre ėshtė nė pikėpyetje. Gjithashtu, portofoli i gjetur nga rusėt mund tė kish qenė falsifikim apo deri dhe njė diversion. Shumė interesante, ata qė donin tė diskreditonin gjetjen nuk i sulmuan tė dhėnat dentare. Nė vend tė kėsaj, njė njeri shkroi se mbetjet qenė njė falsifikim i zgjuar, ku njė njeri nga njė kamp pėrqendrimi ishte pėrshtatur pėr tė dhėnat dentare tė Martin Bormanit. Njė tjetėr kundėrshtoi nė aspektin, qė sipas njė burimi sovjetik, pas marrjes sė udhėzimeve nga Moska, rusėt e kishin zhvarrosur Bormanin nga varri i tij nė Berlin dhe e kishin rivarrosur diku nė Gjermaninė Lindore nė njė varr pa emėr. Tė dy kėto arsyetime duket se janė spekullime dhe pėrgjithėsisht tė pabazuara. Mbeturinat shpesh u vunė nėn akuzė, sepse qenė gjetur nga njė grup hapėsish kanalesh. Arsyeja pas kėsaj qe se autoritetet gjermane nuk do ta vlerėsonin tė gjithė zonėn e varrit tė hapur tė supozuar. Historitė rreth mbijetesės sė Martin Bormanit janė tė bollshme dhe nė shumė raste janė pothuajse tė pabesueshme. Nė vitin 1961, Doktor Fric Bauer, njė prokuror i mirėnjohur i kriminelėve tė luftės nazistė, deklaroi se ishte i bindur qė Bormani ishte akoma i gjallė. Njė valė historish rreth vendndodhjes sė Martin Bormanit dolėn nė dritė. Njė njeri pretendoi se e kish parė Bormanin brenda njė tanku nė Berlin, jo nė krah tė tij, dhe njė tjetėr deklaroi se e dinte me saktėsi vendin nė Argjentinė ku po banonte Bormani. Njė tjetėr pretendoi se Bormani po mbante korrespondencė me gruan e tij, e cila jetonte nė Itali pas luftės. Kėto histori rezultuan jo vetėm qė tė ishin tė pabazuara, por e vėrteta absolute ėshtė akoma e panjohur. Shumė histori u shfaqėn. Pol Mening shkroi njė libėr rreth jetės paslufte tė Bormanit. Ai shpjegoi se, Bormani ishte larguar pėr nė Spanjė nėpėrmjet Aeroportit tė Salcburgut. Peshkopi i Mynihut e konfirmoi kėtė histori. Mening vazhdoi, duke shpjeguar se ky Borman i gjallė kish qenė "mė sė shumti pėrgjegjės pėr shėndoshjen ekonomike tė Gjermanisė Perėndimore tė pasluftės". Kjo histori, qė eventualisht duhet tė quhet kėshtu, bėhet akoma mė qesharake kur autori fillon tė flasė pėr kėrcėnimet qė mori nga Gestapoja private e Martin Bormanit. Prova e tij kryesore duket se ėshtė njė fotokopje e llogarisė bankara e argjentinase tė Bormanit, e cila duket shumė jo e qėndrueshme. Fatkeqėsisht, Von Langu, pėrpiqet qė pothuajse ta nulifikojė kėtė provė me zbulimin e tij se shėrbimi sekret argjentinas u korruptua me shumėn e mjerė tė 50 dollarėve amerikanė. Njė libėr tjetėr flet pėr teorinė se Bormani u largua nga Gjermania me ndihmėn e njė nėndetėseje. (Nė mėnyrė tė rastėsishme, disa burime thonė se, Bormani qe nė bordin e njė nėndetėseje tė mbytur nga britanikėt. Ndoshta kjo ndihmon tė provohet kjo teori). Ai ia doli tė arrijė nė Kili dhe mė pas shkoi nė Argjentinė, ku mbijetoi me ndihmėn e Presidentit Huan Peron. Farago mė pas shpjegon pėr lexuesin sesi Rikter (i cili zėvendėsoi Joakim Bauerin nė kėrkimin e Bormanit) e konsideroi informacionin e Faragos si "i paqartė
[dhe] rezultoi i padobishėm nė investigimin tonė". Autori duket se e ka diskredituar veten. KGB-ja sovjetike caktoi Majorin L. Besimenski pėr ta investiguar Martin Bormanin. Pas dy vjet kėrkimesh tė palodhshme, raporti i tij i titulluar "On the Trail of Martin Bormann" konkludoi se, Bormani kish kryer njė arrati tė suksesshme nė Amerikėn e Jugut. Ky raport u shkrua gjatė Luftės sė Ftohtė, ku sipas shumė burimeve, kjo u vinte pėr shtat tė dyja palėve pėr ta implikuar njėra-tjetrėn nė zhdukjen e Martin Bormanit. Natyrisht, qė do tė ishte propagandė e mirė tė akuzoje palėn tjetėr pėr ndjekjen e perandorisė sė keqe naziste. Megjithėse shumė libra tė tjerė janė shkruar lidhur me aventurat fantastike tė Martin Bormanit par largimit tė tij nga Berlini sesa pėr vdekjen e tij atė natė tė muajit maj 1945, librat qė e paraqesin atė tė mbijetuar janė tejet fiktivė. Secili prej tyre bazohet mbi njė konspiracion dhe dėshmi anėsore. Nga ana tjetėr, mbeturinat qė u gjetėn nė Gjermaninė Perėndimore u identifikuan si ato tė Martin Bormanit. Pėrderisa ai nuk u deklarua zyrtarisht i vdekur nga njė gjykatė gjermanoperėndimore, mbeturinat nuk mund tė pranohen se janė 100 pėrqind tė vėrteta. Fati i Martin Bormanit ka shumė gjasa qė nuk do tė zgjidhet asnjėherė krejtėsisht, por misteri qė rrethon zhdukjen e tij ka intriguar shumė njerėz. Legjenda ėshtė mbajtur gjallė nga gjuetarėt e nazistėve qė duan tė dėrgojnė palė fajtore pėrpara drejtėsisė, gjė qė ėshtė legjitime. Ata qė dėshmuan tė kėqijat e partisė naziste nuk mund tė ēlirohen nga ky imoralitet derisa ēdo njeri i pėrfshirė tė ndėshkohej.
Pėrgatiti: ARMIN TIRANA |