Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

NATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Wayne Hemrick   
Sunday, 23 September 2007
Image

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me bllokun euro-atlantik. Scheffer është shprehur se shpresa që Shqipëria dhe dy vendet e tjera të Kartës së Adriatikut të marrin ftesën për në NATO, në Samitin e Bukureshtit, është shumë e madhe. Gjithashtu, Scheffer e ka cilësuar rolin e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë të rëndësishëm në Ballkan. Sipas tij, anëtarësimi i këtyre vendeve në NATO do të krijonte një dinamizëm të ri në të gjithë rajonin. "Është e rëndësishme që ne të krijojmë një dinamikë të re në rajon", ka thënë Shefer në konferencën për sigurinë që u zhvillua në qytetin gjerman Mynih.

Duke theksuar rëndësinë e tre shteteve ballkanike që aspirojnë anëtarësimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut, Shefer u shpreh se kishte besim që në Samitin e Bukureshtit, NATO do t`u hapë dyert anëtarëve të rinj. "Për këtë arsye, unë shpresoj se në Bukuresht, ne do të jemi gati t'iu hapim dyert e NATO anëtarëve të rinj nga ky rajon", theksoi Shefer, duke nënvizuar rëndësinë e vendeve të Ballkanit. Duke iu referuar Samitit të Bukureshtit, i cili do të zhvillohet nga data 2-4 prill, Shefer theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë dhe dy shteteve të tjera në NATO po pritet me entuziazëm. Ndërkohë që aleatët e NATO-s janë aktualisht duke studiuar dokumentet e aplikimit të tre vendeve që duan të anëtarësohen, mes tyre edhe Shqipëria.

Këto vende duhet të plotësojnë një kuadër të caktuar reformash për të mundësuar ftesën për në NATO dhe përpjekjet e Shqipërisë, në kuadrin e këtyre reformave, kanë rezultuar pozitive për faktorët ndërkombëtarë. Diplomatët shprehen se 26 vendet e Aleancës së Veriut ende nuk kanë marrë asnjë vendim për asnjë nga vendet që presin të anëtarësohen. Në të njëjtën konferencë, ministri gjerman i Mbrojtjes, Franz Jozef Jung, u shpreh gjithashtu optimist për ecurinë e reformave që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia po ndërmarrin në kuadrin e marrjes së ftesës për në NATO. Sipas tij, shpresat që këto vende të mund ta marrin ftesën, janë të mëdha.

Qëndrimi i Shefit të Aleancës vjen vetëm pak ditë pas takimit me kryeministrin Berisha, i cili paraqiti një raport të hollësishëm në Bruksel lidhur me ecurinë e reformave dhe rezultatet e tyre në kuadër të përmbushjes së kushteve të planveprimit për anëtarësim. Në fjalën e mbajtur përpara ambasadorëve të NATO-s, ai bëri një panoramë të sukseseve të Shqipërisë në implementimin e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare, në kuadër edhe të ftesës për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit. Ai u ndal veçanërisht në prioritetin që qeveria shqiptare ka treguar në luftën e pandërprerë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kreu i ekzekutivit shqiptar u shpreh para Këshillit të Ambasadorëve të vendeve anëtare të NATO-s, se reformat dhe zhvillimet pozitive në Shqipëri tashmë kanë hyrë në një rrugë të pakthyeshme. Nga ana e tyre, ambasadorët e NATO-s konfirmuan mbështetjen dhe përkrahjen e tyre për zhvillimin dhe implementimin e reformave në Shqipëri. Ata vlerësuan arritjet shumë të mira të qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndërsa theksuan se duhet vazhduar me reformën në drejtësi dhe atë zgjedhore. Por, përveç reformave, një rol të rëndësishëm në krijimin e një imazhi pozitiv në qarqet diplomatike ndërkombëtare ka luajtur edhe ruajtja e një roli moderues nga ana e Shqipërisë lidhur me çështjet në rajon. E renditur në krah të aleatëve të NATO-s, në momentet vendimtare në të cilat po kalon rajoni, kur Kosova pritet të shpalllë pavarësinë, Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të pashembullt në ruajtjen e ekuilibrave të brishtë, që me një qëndrim tjetër të saj mund të kishin rezultuar tepër të rrezikshme për stabilitetin rajonal.

 

 

 

Volker: Vendet e A3, ftesë në Samitin e Bukureshtit

 

"Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia do të marrin ftesën për anëtarësimin në NATO, në Samitin e Bukureshtit". Kështu është shprehur zv.sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, Kurt Volker. Volker është emëruar ambasador i ri në NATO. Deklarata e tij vjen në një kohë kur më pak se dy muaj na ndajnë nga mbajtja e Samitit të Bukureshtit, në të cilin Shqipëria aspiron të marrë ftesën për në NATO. Gjithashtu, konfirmimi i ambasadorit më të ri të NATO-s se Shqipëria do të marrë ftesën për t`u bërë pjesë e Aleancës, tregon se mundësitë për marrjen e kësaj ftese janë të mëdha. Ndërkaq, jo më larg se dy ditë më parë, edhe ambasada e SHBA në Tiranë, përmes një deklarate për shtyp, ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet e qeverisë shqiptare për hapat që ka ndërmarrë në realizimin e reformave. Sipas saj, reformat që po ndërmerr kohët e fundit shteti shqiptar, janë në përputhje me standardet europiane. "Kohët e fundit kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATO-s, siç janë përvijuar në Planin e Veprimit për Anëtarësim", bëhet e ditur në deklaratën e përfaqësisë diplomatike amerikane në Tiranë.

McCain: Aleanca të ftojë Shqipërinë për anëtarësim

 

Kandidati i Partisë Republikane për postin e Presidentit të SHBA, John McCain, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të NATO që do të marrin vendimin në Samitin e Bukureshtit për integrimin e Shqipërisë në NATO, që t'i japin asaj ftesën për në NATO. Gjithashtu, McCain ka bërë thirrje që Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia të bëhen pjesë e padiskutueshme e Aleancës Euroatlantike në Samitin e Bukureshtit. Sipas një gazete të përditshme gjermane, e cila ka botuar një pjesë të fjalimit që McCain do të mbante në fjalimin e e tij në konferencën e NATO-s, ku kandidati do të prezantonte platformën e tij nëse zgjidhet President i SHBA, McCain jo vetëm që i ka bërë thirrje Aleancës Euroatlantike që të ftojë Shqipërinë të bëhet pjesë e NATO, por ka bërë thirrje gjithashtu edhe për integrimin e Kosovës së pavarur në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Për më tepër, ai u ka bërë thirrje edhe për përjashtimin e Rusisë nga G-8 vendeve më të industrializuara në botë, duke bërë të ditur se "ne duhet të sigurohemi edhe një herë se G-8 do të bëhet sërish klubi i demokracive të tregut të lirë. Duhet të pranohet India dhe Brazili, por duhet të përjashtohet Rusia".

 

Biberaj vlerëson McCain për mbështetjen e Shqipërisë në NATO

 

Deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, përshëndeti dje deklaratën e Xhon McCain, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA, për anëtarësimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kroacisë), në NATO. Gjatë një prononcimi për shtyp, deputeti demokrat Biberaj përshëndeti gjithashtu edhe qëndrimin e Xhon McCain lidhur me pavarësinë e Kosovës. "Natyrisht që është një qëndrim konstant i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë e Kosovës dhe për integrimin e saj në strukturat euroatlantike. Ky qëndrim është shprehur dhe më parë nga kandidatja demokrate Hillary Klinton", theksoi Biberaj në fjalën e tij.

 

Blerina TOSLLUKU

Komentet (0)Add Comment

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Sunday, 10 February 2008 )
 
Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...