|
Japonia vlerėson pėrpjekjet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve pėr zhvillim dhe dem |
|
|
|
|
Shkruajtur nga Administrator
|
|
Sunday, 23 September 2007 |
Nė mbledhjen e sotme tė grupit parlamentar, kryeministri Berisha rivlerėsoi vizitėn nė Japoni, si njė vizitė tė shkėlqyer dhe shumė tė rėndėsishme pėr konsolidimin e miqėsisė mes dy vendeve. Shqipėria gjen tek Japonia, njė mik shumė tė shquar, qė ka vlerėsuar pėrpjekjet e Shqipėrisė dhe shqiptarėve pėr tu ndarė nga njė e shkuar tmerrėsisht e hidhur. Nje vend mik, qė ka kontribuar nė tė gjitha fushat e zhvillimit tė kėtij vendi dhe qė ėshtė e vendosur tė kontribuojė edhe mė shumė. tha Kryeministri.
Kryeministri theksoi se kredia prej 100 milion dollarėsh, e premtuar qartėsisht nga kryeministri Fukuda , u shoqėrua me zotimin pėr shqyrtimin e njė seri projektesh tė tjera shumė tė rėndėsishme.
Kryeministri tha se nė vizitėn, e cila pati njė jehonė tė madhe nė shtypin dhe medien japoneze, u diskutua gjerėsisht pėr Kosovėn dhe rajonin, si dhe u bėnė pėrpjekjet maksimale pėr tė tėrhequr vėmendjen e investitorėve japonezė pėr tė investuar nė Shqipėri.
Kryeministri vlerėsoi se personalitet mė tė larta tė vendit treguan interes tė madh pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, gjė e cila u dėshmua edhe nga pritja e rezervuar nga madhėritė sė tyre imperiale, perandori Akihito dhe perandoresha Michiko, e cila zgjati mė tepėr se koha e parashikuar. Ndėr tė tjera, kryeministri vlerėsoi edhe takimin shumė miqėsor tė zhvilluar me kryeministrin e vendit Fukuda.
|
|
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Tuesday, 12 February 2008 )
|