Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Hijet mbi Beograd PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Sunday, 23 September 2007
Bursa e Beogradit shpjegoi gjithēka. Mė katėr shkurt, pasi Boris Tadiē u rizgjodh si president i Serbisė, indeksi i tij pas disa muajsh rėnieje, u rrit nė mėnyrė spektakolare. Tė nesėrmen, pasi u bė e qartė se kriza politike po shtohej dhe qeveria ishte afėr kolapsit, indeksi ra pėrsėri. Humbje tė tjera mund tė pasojnė.



Gara nė balotazh ishte e fortė. Tadiē ėshtė liberal properėndimor, i cili dėshiron qė vendi i tij tė anėtarėsohet nė BE sa mė shpejt tė jetė e mundur, qė tė arrijė fqinjėt. Bullgaria dhe Rumania janė tashmė anėtare tė BE, Kroacia ka pėrparuar nė bisedimet me BE dhe Maqedonia do t'i fillojė negociatat nga fundit i vitit. Kundėrshtari i Tadiēit ishte Timosllav Nikoliē, kreu i Partisė Radikale serbe. Lideri dhe kryetari i saj de jure ėshtė Vojisllav Shesheli, i cili ndodhet nė Gjykatėn e Hagės pėr Krime Lufte. Megjithatė, Nikoliē fitoi mė shumė se 47 pėr qind tė votave mė 3 shkurt, ndėrsa Tadiē pak mė shumė se 50 pėr qind. Zgjedhjet shėnuan njė ndryshim tė madh nė politikėn serbe. Nė tė shkuarėn, pėrkrahja pėr radikalėt ka qenė gjerėsisht e qėndrueshme. Por duke i dhėnė mė shumė vota kėtė herė, shumė serbė nuk e shikojnė kėtė parti si nė kohėn e Sheshelit dhe tė luftės, kur niste milicėt vrasės tė luftonin pėr Serbinė e Madhe. Mė shumė se shtatė vjet pas rėnies sė Millosheviēit, votuesit ishin tė gatshėm pėr ndryshim, pjesėrisht ngaqė janė tė zemėruar pėr mėnyrėn si janė pasuruar njerėzit me lidhje politike. Pastaj ėshtė edhe Kosova. Nominalisht pjesė e Serbisė, Kosova pėrgatitet tė shpallė pavarėsinė brenda disa javėsh. Njė pjesė e madhe e punės pėr shtetin e ardhshėm janė pėrpjekjet pėr kalimin e detyrės sė mbikėqyrjes sė Kosovės nga OKB te BE. Mė 4 shkurt, BE tha se ishte e gatshme tė vendoste njė mision tė gjerė nė Kosovė, sapo ministrat e Jashtėm tė jepnin miratimin zyrtar dhe shanset janė qė vendosja tė fillojė mė 18 shkurt. (Miratimi zyrtar ėshtė dhėnė tashmė – shėn. i pėrkth). Humbėsi i madh nė zgjedhjet presidenciale serbe nuk ishte asnjėri prej kandidatėve, por Vojisllav Koshtunica, kryeministri. Ai ėshtė nė koalicion me partinė e Tadiēit, por refuzoi ta mbėshteste atė pėr president. Tė gjithė liderėt serbė, pėrfshi Tadiēin, e kundėrshtojnė pavarėsinė e Kosovės. Por Koshtunica shton se, nė qoftė se vendoset nė Kosovė misioni i BE, Serbia duhet tė heqė dorė nga pėrpjekjet pėr t’u anėtarėsuar nė BE. Tadiē dhe partia e tij thonė se, pavarėsisht asaj qė do tė ndodhė me Kosovėn, rruga e vetme e Serbisė ėshtė ecja drejt BE. Serbia do ta kishte firmosur marrėveshjen e Stabilizim-Asocimit me BE, por nė fund tė janarit marrėveshja u bllokua nga ministri i Jashtėm holandez, i cili theksoi se Serbia nuk kishte bėrė sa duhej pėr arrestimin e tė kėrkuarve nga Gjykata e Hagės (veēanėrisht pėr Ratko Mlladiēin, gjenerali serb nė luftėn e Bosnjės). Nė vend tė kėsaj, Serbisė iu ofrua njė marrėveshje e pėrkohshme, jo mė shumė se njė deklaratė e dashamirėse. Kjo marrėveshje ishte parashikuar tė firmosej mė 7 shkurt, por u shty, pasi Koshtunica e quajti atė njė kurth dhe tha, se Serbia nuk do ta firmoste kurrė. BE veproi menjėherė, u ankua pėr “politikanė tė caktuar nė Beograd” qė bėjnė veprimtari bllokuese. “I helmuar nga mėnyra sesi Tadiē fitoi zgjedhjet, Koshtunica dėshiron ta shikojė presidentin tė shkatėrruar”, - thotė Braka Grubaēiē, analist politik. “Koshtunica po punon qė Tadiēi tė dėmtohet”, - thotė ai. Ku e ēon kjo Serbinė? Tadiēi mund tė dorėzohet para kryeministrit, siē ka bėrė mė herėt, pavarėsisht ankesave pėr shantazh. Por mund tė ndodhė edhe ēarja e qeverisė, kjo do tė thotė qė ose radikalėt tė futen nė qeveri, shumė pak e mundshme, ose zgjedhje tė reja, nė tė cilat Koshtunica, partia e tė cilit ėshtė poshtė nė sondazhe, mund tė mbetet nė tė shkuarėn. Njė datė e mundshme pėr zgjedhjet ėshtė 11 maji, ditėn qė janė planifikuar zgjedhjet lokale. Edhe nėse qeveria shpėton nga kjo krizė, tė tjera do tė pasojnė. Pasi Kosova tė shpallė pavarėsinė dhe misioni i BE tė jetė nė funksion tė plotė, Brukseli do t’i vėrė kusht marrėdhėniet e mira me fqinjėt. Serbisė nuk do t’i kėrkohet ta njohin shtetin e ri menjėherė, por nė qoftė se ata shikohen si minues tė tij nė ēdo hap, duke vėnė nė rrezik misionin e BE, radhėn e ka ndėshkimi. Motoja mė e mirė pėr politikėn ballkanike ka qenė “parashiko tė paparashikueshmen”. Nė Beograd po diskutohet njė skenar i ri. Tadiē dhe Nikoliē mund tė punojnė pėr njė kompromis. Nikoliē e urren Koshtunicėn, ndaj ishte e habitshme qė dy kandidatėt folėn me respekt pėr njėri-tjetrin pas zgjedhjeve. Njė marrėveshje mes tyre, sė cilės do t’i mungojė koalicioni zyrtar, do t’iu japė radikalėve mundėsinė tė ndjekin shembullin e partisė qeverisėse nė Kroaci, e cila kaloi nga nacionalizmi i egėr, nė parti politikisht e respektuar, por kjo do tė kėrkonte pastrime tė brendshme. Kjo do t’i jepte gjithashtu shansin partisė sė Tadiēit pėr qartėsuar lidhjen mes sė ardhmes sė Kosovės dhe dėshirės sė Serbisė pėr t’u anėtarėsuar nė BE. Tadiē thuhet se e pėlqen kėtė kompromis, i cili do tė formalizonte ndryshimin politik, qė u bė i qartė nė zgjedhjet presidenciale. Rezultati do tė jetė konsolidimi i votuesve mbrapa dy partive tė mėdha, sė bashku me partitė e tjera, pėrfshi ato tė minoriteteve, si hungarezėt dhe boshnjakėt nė Sanxhak, tė cilat ishin pėrkrahėse tė Tadiēit. Nė qoftė se gjėrat shkojnė kėshtu, ditėt e Koshtunicės si kryeministėr janė tė numėruara. Por ai ėshtė mendjehollė dhe s’mund tė konsiderohet ende jashtė loje.

Komentet (1)Add Comment
.
Shkruajtur nga ., April 19, 2008
ky artikull eshte i perkthyer nga revista The Economist.
artikulli origjinal eshte ketu: http://www.economist.com/world/europe/displaystory.cfm?story_id=10651771 .
Jam dakort qe mund te publikoni artikuj nga faqe te tjera interneti por te paktin jepini meritat atyre qe i'u takojne.

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Tuesday, 12 February 2008 )
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...