Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Shpifja si mjet jetese PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Sunday, 23 September 2007
Disa gazeta nuk janė tė interesuar pėr tė vėrtetėn, e ca me pak pėr publikun, jo pse ajo nuk nxjerr tė ardhura tė mjaftueshme, por sepse mendojnė se sot pėr sot shpifja shitet me shtrenjtė. - Qė nga ardhja e kabinetit “Berisha”, nuk kam marrė asnjė qindarke tė kontraktuar nga qeveria, nė forme anėtarėsie nė borde, pėrfaqėsim kompanish tregtare nė procedura tenderash apo nė para publike tė prokuruara nga shteti “Gazeta Shqiptare” ka botuar kohėt e fundit njė sėrė artikujsh, mė saktėsisht titujsh, shpifjesh e mashtrimesh tė pėrditshėm, tė cilėt kanė nė qendėr Argita Malltezin. Pėr shkak tė ngjashmėrisė sė gjysma-shkrimeve, po i referohem tė fundit prej tyre, i cili merrej me faktin qė zyra juridike e Argita Malltezit ėshtė regjistruar si biznes i vogėl. Tė ngresh pyetje mbi njė ēėshtje tė tillė pėr tė kėrkuar sqarime ėshtė fare normale; tė japėsh konkluzione, bazuar mbi gėnjeshtrėn dhe shpifjen ėshtė amorale. Ėshtė fyerje e rėndė pėr inteligjencėn e lexuesve, tė paktėn nėse beson se ke lexues. Nuk do tė humbas durimin e askujt pėr tė zbėrthyer ligėsinė e gėnjeshtrave dhe llogarite e shtrembėruara qėllimisht nė shkrim. Do tė mjaftohem tė ritheksoj se kam deklaruar 7,6 milionė lekė (tė reja) xhiro (nuk kam pėrmendur kurrė se 4 milionė ėshtė fitimi apo sa ėshtė rroga qė kam, sikundėr shpif gazeta), tė cilat janė produkt i aktivitetit tim privat si avokate, pėr tė cilat janė paguar tatime, njė mė njė. Ēdo aspekt i aktivitetit tim ėshtė lehtėsisht i kontrollueshėm, nėpėrmjet organeve tatimore, Inspektoriatit tė Deklarimit tė Pasurive apo QKR-sė. Transfertat bankare, pėrsėri tė shtrembėruara nga gazeta, janė ato tė deklaruara nė organet pėrkatėse, dhe lidhen jo vetėm me aktivitetin tim si avokate, por edhe me tė ardhura tė mėparshme apo nga burime tė tjera tė deklaruara. Aktiviteti qė zhvilloj ėshtė brenda tė gjitha ligjeve dhe rregullave dhe kushdo ėshtė i lirė tė investigojė dhe tė botojė fakte. Zyrat avokatore krijohen nga tė paktėn 2 avokatė, tė cilėt mund tė ushtrojnė aktivitet nė mėnyrė krejt tė pavarur nga njėri-tjetri, por qė bashkohen me qėllim ndarjen e shpenzimeve dhe aspekte tė ngjashme. Zyrat fillimisht regjistrohen nė Dhomėn e Avokatėve. Ne momentin kur unė kam filluar aktivitetin, avokatėt (me licensė personale avokatie) kishin detyrim tė regjistroheshin, si fillim nė gjykatė dhe organet tatimore, tė paktėn si person fizik, tė licensoheshin nga Dhoma e Avokatėve si Zyrė Avokatore, dhe mė pas, nė rast rritjeje tė aktivitetit pėrtej pragut tė xhiros vjetore prej 8 milionė lekėsh, tė regjistroheshin si person juridik. Sikundėr citohet nė ekstraktin e Ligjit mbi Avokatinė, te botuar nga gazeta nė fjalė, pika 3 e nenit 24, thotė se zyra e avokatisė, nėse e sheh te arsyeshme dhe brenda interesit tė vet, pasi ėshtė miratuar si e tillė nga Dhoma e Avokatėve, mund t’i drejtohet gjykatės pėr t’u njohur si person juridik. Kėtė kanė bėrė tė gjithė ata avokatė, aktiviteti i tė cilėve ka prodhuar njė xhiro mė tė madhe se 8 milionė lekė. Nė rastin tim, xhiroja vjetore vazhdon tė mbetet nėn kėtė prag, ndaj edhe unė, nė pėrputhje tė plotė me rregullat, vazhdoj tė jem e regjistruar si person fizik. Nėse gazeta do tė kish qenė e interesuar pėr tė vėrtetėn, do ta kish pasur te thjeshtė tė citonte tė dhėnat e sakta, tė marra nga tė njėjtat burime qė ajo i ka pėrmendur, e mė pas keqinterpretuar, sikundėr do tė kish mėsuar qė studio “Malltezi & Kola” ka pushuar aktivitetin prej gati dy vitesh. Por gazeta nuk ėshtė e interesuar pėr tė vėrtetėn, e ca me pak pėr publikun, dhe jo sepse kėto tė fundit nuk tė nxjerrin tė ardhura tė mjaftueshme, por sepse mendon se sot pėr sot shpifja shitet me shtrenjtė. Ateherė…rroftė shpifja! Pėr njė kohė tė gjatė, shkrime tė cilat pėrmendnin emrin tim i kam parė me indiferencė, duke i trajtuar nė tė shumtėn e rasteve si njė kuriozitet normal i njerėzve. Mė vjen keq nėse heshtja ime ėshtė kuptuar si paaftėsi pėr t’u pėrgjigjur. Ka ardhur momenti t’u kujtoj fabrikuesve tė shpifjes disa fakte: I gjithė aktiviteti im profesional deri tani pasqyrohet nė dokumente organizmash shtetėrore dhe ndėrkombėtare (Fakulteti i Drejtėsisė, UN, organe tatimore/Dhoma e Avokatisė). Ēdo qindarkė ėshtė e dokumentuar, jo vetėm me kontrata dhe bordero, por edhe me dėshmitė e transfertave bankare tė rrogave. Nuk kam zgjedhur asnjėherė rrugėn e lehte por rrugėn qė mė ka mundėsuar tė mbaj kokėn lart dhe tė pėrgjigjem ashtu siē duhet. Kam zgjedhur aktivitetin privat, jo se ėshtė me i lehti. Pėrkundrazi, si qindra gra tė tjera, unė i rris fėmijėt e mi me pune, qe fillon mė 9 e mbaron mė 19.00, dhe qė nga ardhja e kėsaj qeverie nuk kam marre asnjė qindarke te kontraktuar nga qeveria, nė forme anėtarėsie ne borde, pėrfaqėsim kompanish tregtare nė procedura tenderash apo nė para publike tė prokuruara nga shteti. Nė kėto rrethana, duke mos qenė pjesė e administratės, i kujtoj gazetės nė fjalė se kam mundėsinė e plotė, jo vetėm tė argumentit dhe tė pėrgjigjes publike, por edhe tė ballafaqimit nė gjykatė, nė ēdo moment qė do ta vlerėsoj tė arsyeshme. I kujtoj gjithashtu se ka detyrimin ligjor tė botoje pėrgėnjeshtrimin nė tė njėjtėn faqe dhe madhėsi germe me tė cilat janė botuar dhe shpifja.
Komentet (1)Add Comment
Comments 10 511
Shkruajtur nga Ashley 051112, September 09, 2008
nice1ee legitimate work at home jobs in east texas
- american airline concert tickets
-http://12.deployment.az.pl/266.html | http://13.catty.az.pl/637.html | cheap domestic flights from melb to canberra
- flights from exeter to florida
- data entry - work at home jobs
- free work from home ideas
- best slots software
- casino slots free play
-

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Tuesday, 12 February 2008 )
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...