Calendar Date

Dec
02
2008
Today
  • Advertisement
  • Advertisement
  • Advertisement

Login Form

Advertisement

     

Opozita detajon propozimet - po shkon drejt sistemit proporcional PDF Printo E-mail
Shkruajtur nga Administrator   
Sunday, 23 September 2007
Sipas bashkėkryetarit socialist nė komisionin pėr reformėn zgjedhore, Kastriot Islami, PS nuk mund tė ndėrmarrė njė nismė propozuese pėrse i takon reformės nė sistemin elektoral, por po fokusohet drejt sistemit proporcional Reforma zgjedhore qė po vėrtitet sipas interesave tė disa partive politike, ende nuk ka hedhur hapin e parė drejt reformimit strukturor tė saj. Megjithėse, Kuvendi ėshtė detyruar qė plot tre herė tė shtyjė mandatin e komisionit pėr reformėn elektorale, pėrsėri edhe nė kushtet e mungesės sė theksuar kohore, pėr faktin se kjo reformė duhet tė pėrfundojė para samitit tė NATO-s, nė Bukuresht, partitė politike nuk po inkuadrohen dhe as tė ndėrgjegjėsohen se nga mosrealizimi i nė kohė e kėsaj reforme, kėputet fija e shpresės sė Shqiėrisė pėr marrjen e ftesės nė NATO. Kėsisoj, ē’do ditė e mė shumė po shohim deklarata tė vakta nga pėrfaqėsuesit e forcave politike, qė nuk sjellin asnjė lloj dritė zgjidhjeje, por thjesht ngelin nė katedrat greke. Mazhoranca, ka deklaruar kohė mė parė se ėshtė nė pritje tė sugjerimeve tė opozitės pėrsa i takon sistemit elektoral, por nga ana tjetėr, partia mė e madhe nė opozitė, PS, po del hapur se ėshtė e paaftė tė hatrojė njė raport ku tė pėrmbledhė sugjerimet e saj qė kanė tė bėjnė me reformimin e sistemit elektoral. Vetė Kryeministri Berisha ka deklaruar duke iu drejtuar opozitės se “do tė miratojmė ē’do sistem qė ju do tė sillni”. Kėsisoj, mazhoranca tregohet e gatshme qė tė adoptohet nė sistemin tonė elektoral ai sistem qė do tė sillet nga opozita dhe qė do tė diskutohet nga pėrfaqėsuesit e partive politike nė komisionin parlamentar pėr reformėn zgjedhore. PS, mė shumė sesa tek aleatėt e tyre, duket se e kanė drejtuar vėmendjen nga PD-ja. Nė kėtė drejtim, sipas bashkėkryetarit socialist pėr reformėn zgjedhore, Kastriot Islami, PS ėshtė nė pritje tė ndonjė bashkėveprimi nga ana e PD. Pėrse i takon sistemit elektoral ai shtoi se “ideja e pėrgjithshme e opozitės ėshtė fokusuar tek sistemi proporcional”. “Ka njė deklarim implicit jo ekplicit nė favor tė njė sistemi proporcional”, deklaroi Islami. Gjithashtu ai tha se pranohet pa hezitim edhe njė takim mes Berishės e Ramės pėr kėtė ēėshtje. “Kemi kėrkuar njė bashkėveprim demokratik me PD-nė nė tė gjitha nivelet. Deri nė nivelin e dy kryetarėve, nėse do pranojė PD, ne jemi tė gatshėm pėr bisedime”, theksoi Islami. Sigurisht qė bashkėpunimi i dy forcave politike pėr reformėn nė drejtėsi, duhet tė pėrcillet edhe nė konkretizimin dhe aktualizimin e punės pėr reformėn zgjedhore. Mundėsia e bashkėpunimit gjithsesi mbetet e hapur, por edhe koha nuk ėshtė shumė e mjaftueshme pėr ecejakjet politike tė disa partive. Por, Partia Socialsite ėshtė futur nė hijen e anomalive dhe krizės sė paqartėsive programore dhe prodhueshmėrisė sė vakėt politike e njėkohėsisht pranon se nuk ėshtė nė gjendje tė ndėrmarrė njė nismė hartuese dhe propozuese pėr reformėn zgjedhore. Mazhoranca: Referendum pėr reformėn zgjedhore, vetėm nėse dėshton kompromisi politik/Demokratėt nuk janė shprehur nė parim kundėr referendumit popollor nė lidhje me reformėn zgjedhore. Megjithatė sipas deputetit tė Partisė Demokratike, Aleksandėr Biberaj, referendumi popullor do tė ishte zgjidhje, vetėm nė rast se nuk do tė arrihej njė kompromis i partive politike pėr reformėn zgjedhore. “Vetėm nėse projektligji nuk do tė kishte votat e mjaftueshme pėr tė kaluar nė Kuvend, atėherė referendumi do tė shihej si zgjidhje, por vetėm pasi tė jetė konsumuar si zgjidhje e parė, votimi nė Kuvend. Rreferendumi nuk do tė ishte zgjidhja mė e mirė, pėr arsye se reforma zgjedhore nuk ėshtė problem i lidhur direkt me votuesit. Reforma zgjedhore nuk ka nevojė tė kalojė me referendum popullor, pasi nuk ėshtė direkt e lidhur me elektoratin, por ėshtė mė shumė problem i politikės”- theksoi nė kėtė drejtim deputeti Biberaj, duke shtuar se referendumi kėrkon kohė dhe natyrisht ka njė kosto tė caktuar. Ndėrkohė, sipas tij, pas arritjes sė marrėveshjes tė grupeve politike, ligji i ri elektoral do tė votohet nė Kuvend. Ndėrkaq kryetari i Grupit Parlamentar tė Partisė Republikane, Arjan Madhi, deklaroi dje se teknikisht ėshtė e pamundur qė tė bėhet pėrcaktimi i sistemit zgjedhor nėpėrmjet njė referendumi. Siaps tij ajo pėr tė cilėn politika sot nuk po gjen zgjidhje ėshtė pikėrisht ēėshtja e sistemit, pėr tė cilin vlerėsoi se mė pak se kushdo nė kėtė debat politik, mund tė pėrfshihej Avokati i Popullit. Lidhur me deklaratėn e zotit Ermir Dobjani, pėr zhvillimin e njė referendumi pėr zgjedhjen e sistemit zgjedhor, Madhi u shpreh se “Avokati i Popullit duhet t’i largohet konsideratave qė kanė tė bėjnė me kėta elementė qė janė tė mirėfilltė politik, lidhur me percaktimet e reformės zgjedhore”. “Pra, sistemi nė tė gjithė teoritė e botės ėshtė njė element politik dhe nė kėtė kuptim nuk mendoj se ėshtė nė autoritetin dhe pėrgjegjėsitė e Avokatit tė Popullit qė tė shprehet mbi sistemin. Ndėrkohė, politika shqiptare ka njė vullnet absolutisht tė shprehur qartė pėr reformėn zgjedhore. Pėrsa i pėrket problemeve tė tjera qė lidhen me administrimin e procesit, sigurisht qė Avokati i Populllit ėshtė i mirėpritur pėr sugjerimet e tij. Do tė ishte absurde, se vetė referendumi do tė kishte alternativat po-jo, ndėrkohė qė sistemet zgjedhore janė me dhjetėra. Do tė ishte krejt e pamundur teknikisht qoftė dhe nėpėrmjet referendumit tė bėhej njė pėrcaktim i sistemit”- konkludoi kreu i deputetėve republikanė.
Komentet (0)Add Comment

Shkruani një Koment në këtë artikull
quote
bold
italicize
underline
strike
url
image
quote
quote
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley
Smiley

busy
Anarzhuar pėr herė tė fundit ( Sunday, 10 February 2008 )
 
< Prev   Next >
 

Editoriale

article thumbnailNATO i hap dyert Shqipėrisė SHBA konfirmon mbėshtetjen

Sunday, 23 September 2007

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, ka inkurajuar dje aspiratat e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë për t'u bashkuar me...

Artikuj tė tjer tjerė...

Financė...

article thumbnailAbuzimet Teknologjike nė Ekonomi

Sunday, 23 September 2007

Nga titulli i shkruar ekonomistėt do mė qortonin se kam vėndu dic jashta normave reale nė shoqėrinė demokratike. Ato justifikohen me rritjen ekonomike qė sjelli teknologjia dhe nuk do tė...

Artikuj tė tjerė...