Qeveria ka filluar eliminimin e pengesave burokratike pėr biznesin dhe sot Shqipėria ėshtė njė vend nė tė cilin ēdo biznes regjistrohet nė njė sportel "One stop shop" dhe me vlerė 1 euro, nga 42 ditė tė nevojshme qė duheshin mė parė pėr regjistrimin e tij.
Duke prezantuar para sipėrmarrėsve italianė pjesėmarrės nė panairin e "Fiera Del Levante"-s disa nga reformat e qeverisė shqiptare pėr krijimin e klimės sa mė tėrheqėse pėr biznesin, kryeministri Berisha tha se ka filluar puna edhe pėr vendosjen e "One stop shop" edhe pėr lejet dhe licensat, dhe po punohet pėr reduktimin e tyre, duke ndjekur standardet mė liberale. Nė kėtė kontekst, ai theksoi se Shqipėria sot ėshtė vendi me njė taksė tė tė ardhurave 10 pėrqind, nga 25 pėrqind qė ka qenė mė parė, me njė taksė tė tė ardhurave personale 10 pėrqind, nga 23 pėrqind qė ka qenė mė parė, taksėn e kontributit shoqėror tė ulur nė 31 pėrqind. Nė vijim, Berisha vlerėsoi se nė dy ose tre javėt nė vijim, do tė ketė disa thjeshtėsime tė tjera nė sistemin fiskal. Kėshtu, do tė zbresin nga 23 taksa kombėtare nė 6 tė tilla. "Po aplikojmė "Shqipėria 1 euro" dhe ēdo muaj lista po rritet. Ka investitorė tė huaj dhe vendas qė mund tė kenė dhe kanė pėr 1 euro tė gjithė kontratėn e tokės pėr shfrytėzim bujqėsor, turizėm ose industrial. Ka shumė tarifa 1 euro. Vendimi mė i fundit ėshtė ai i para pak javėsh, qė ēdo anije qė prek brigjet tona do tė paguajė vetėm njė euro", bėri tė ditur kreu i qeverisė. Gjithashtu, kryeministri nėnvizoi edhe punėn e madhe qė ėshtė bėrė pėr ta bėrė Shqipėrinė vendin me barrėn fiskale mė tė ulėt nė Evropė. "Me ambasadorin D'Elia kemi inauguruar fabrikėn "Cotonella" nė Shkodėr, ku sipėrmarrėsit italianė mė kėrkuan tė bėj lobing pranė qeverisė turke, nė mėnyrė qė Turqia tė ratifikojė Marrėveshjen e Tregtisė sė Lirė me Shqipėrinė. Dhe kjo u bė, Turqia e ratifikoi kėtė marrėveshje, qė do tė thotė se ndėrmarrjet qė importojnė lėndėn e parė nga Turqia pėr tė prodhuar nė Shqipėri, do tė kenė 12 pėrqind mė pak taksa", nėnvizoi mė tej Berisha.
Potenciale tė mėdha pėr investime
Kryeministri Berisha garantoi dje sipėrmarrėsit italianė se qeveria po punon pėr realizimin e tė gjitha standardeve, duke vlerėsuar se ēdo pėrpjekje drejt liberalizimit ėshtė njė hap drejt lirisė. "Unė dua t'ju siguroj se qeveria shqiptare do tė bėjė ēdo gjė pėr tė mbėshtetur projektet tuaja", u shpreh kryeministri. Nė vijim tė fjalės sė tij, ai nėnvizoi se Shqipėria pėrfaqėson njė potencial tė madh energjitik, me mė shumė se 2 miliard kv/orė energji elektrike tė pashfrytėzuara. "Ne jemi vendi me lartėsitė mesatare mė tė mėdha nė Evropė dhe me brigje tė gjata. Jemi njė vend i njohur si eolik, ku shumė kompani italiane kanė patur licensat pėr tė ndėrtuar parqe eolike. Vendi ka njė breg tė mrekullueshėm tė pashfrytėzuar, burimet e mineraleve janė tė mirėkuotuara nė tregjet botėrore dhe kanė njė perspektivė shumė tė mirė, si nė shfrytėzimin e kromit, nikelit, bakrit, me tė cilin Shqipėria ėshtė nga mė tė pasurit nė Evropė", vijoi mė tej kreu i ekzekutivit nė fjalėn e tij.
Investimet e huaja nė Shqipėri, histori suksesi
"Historia e investimeve tė huaja nė Shqipėri do tė jetė njė histori suksesi". Kėshtu vlerėsoi kryeministri Berisha gjatė njė bashkėbisedimi qė pati me sipėrmarrės italianė. Sipas tij, pjesa mė e madhe e ndėrmarrjeve tė pranishme nė kėtė panair vijnė nga rajoni i Puglia-s, por edhe nga zona tė tjera, tė cilat paraqiten me njė ofertė tė gjerė nė aksesorė, rafinitura pėr ndėrtimin, sisteme tė sigurisė, materiale elektrike, shėrbime pėr ndėrmarrjet, produkte agroushqimore, mobilie, transport, mbrojtjen e kulturave, detergjentė industrialė dhe energji tė burimeve tė rinovueshme. Gjithashtu, nė kėtė aktivitet janė tė pėrfshira dhe institucione dhe ente tė tjera si, Ministria e Politikave Bujqėsore, Ushqimore dhe e Pyjeve, Unioni i Provincave tė Puglia-s, "Fiera del Levante" me shėrbimet dhe Instituti Agronomik i Mesdheut nė Bari. Ndėrkohė qė nė panair pėrfaqėsohet edhe Banka Italiane e Zhvillimit dhe revista italo-shqiptare "Porta e Ballkanit". Gjatė panairit do tė organizohen, sipas kėrkesave tė pjesėmarrėsve, edhe takime biznesesh, seminare, workshop-e, debate dhe konferenca pėr shtyp, pėr tė pėrditėsuar mundėsitė e bashkėpunimit tregtar mes dy vendeve.
Blerina TOSLLUKU
|